Flash

Shehaj nxjerr skemën: Si po përdor Rama kompani guaskë për të grabitur toka publike

Lapsi.al 6 January 2024
Shehaj nxjerr skemën: Si po përdor Rama kompani guaskë për

Deputeti i opozitës Agron Shehaj publikoi një skemë pronësie të komplikuar pas të cilës fshihen personat që kanë marrë statusin e investitorit strategjik dhe qeveria shqiptare i ka falur 19 mijë metra katrorë.

Bëhet fjalë për kazinonë që do të ndërtohet tek Bulevardi i Ri në Tiranë, pas të cilës Agron Shehaj thotë se janë fshehur pronarët e vërtetë duke përdorur kompani guaskë.

Skema sipas deputetit Shehaj:

Më datën 1 Gusht 2023, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama mblidhet dhe vendos të anullojë statusin ‘investitor strategjik’ dhe faljen e 19.000 m2 tokë publike kompanisë Al Shiddi Trading, dhe po të njëjtën ditë, miraton statusin ‘investitor strategjik’ dhe faljen e tokës kompanisë “Adriatic Resorts”, e sapo krijuar dhe me pronar fiktiv dhe të fshehur pas një kompanie Guackë.

Fakti që vendimi për anullimin e statusit strategjik njërës firme, dhe dhënies të një tjetre të njëjtën prone publike në të njëjtën datë, tregon se vendimet dhe procedurat janë thjesht fiktive për të fshehur tjetërsimin e pronës publike nga kryeministri Edi Rama.

Bazuar në vendimet e Ramës, brenda disa orëve nga anullimin i statusit strategjik për grupin “Shiddi” , kompania “Adriatic Resorts” me pronarë të fshehur paska pergatitur dhe dorëzuar planin e biznesit, burimin e financimit, programin e punës dhe afatet, vlerësimin e ndikimit social, studimin e fizibilitetit dhe përfitimet ekonomike e sociale të vendit, bashkë me numrin e të punësuarve dhe dokumentacionin që provon këto zotime.

Që gjithë ky dokumentacion të jetë përgatitur dhe dorëzuar brenda ditës është qartësisht e pamundur.

Është e pamundur gjithashtu që brenda të njëjtës ditë, i gjithë dokumentacioni të jetë shqyrtuar nga grupi operacional i

Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, pasi grupi teorikisht duhet të marrë ekspertë dhe nga institucione të tjera dhe studion qindra faqe të cilat ka detyrimin t’i verifikojë!

Nëse dokumentacioni është vlerësuar përpara mbledhjes së Komitetit, nga e ka ditur grupi i posaçëm vendimin për anullimin që do të merrte një organ kolegjial që në hierarki është mbi të?

Është e qartë që marrja e vendimeve dhe “kryerja” e të gjitha procedurave brenda të njëjtës ditë tregon që kemi të bëjmë me një aferë korruptive të drejtuar nga kryeministri me qëllim marrjen e 19.000 m2 pronë publike.

Shikoni skemën se si kryeministri Rama kërkon të fshehë edhe këtë rast korruptiv nëpërmjet pronarëve fiktive dhe zinxhirit të kompanive guackë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI