Flash

Nuk ndalen tensionet/ Koreja e Veriut lëshon sërish predha pranë Koresë së Jugut

Lapsi.al 6 January 2024
Nuk ndalen tensionet/ Koreja e Veriut lëshon sërish predha pranë

Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha të artilerisë afër ishullit Jeonpeong më 6 janar, tha ushtria në Seul. Ky njoftim vjen një ditë pasi dy Koretë kryen stërvitje ushtarake në zonën e njëjtë afër kufirit detar mes dy shteteve.

“Forcat e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 600 predha nga veriperëndimi i ishullit Jeonpeong”, tha ushtria e Koresë së Jugut përmes një njoftimi.

Të premten, Koreja e Veriut gjuajti mbi 200 predha të artilerisë afër Jeonpeongut dhe Baengnjeongut, dy ishull me popullsi të vogël që gjenden në jug të kufirit detar de facto që ndan dy shtetet.

Banorët e dy ishujve u urdhëruan që të evakuoheshin pas një prej përshkallëzimeve më serioze ushtarake në gadishull që kur Koreja e Veriut gjuajti predha në një prej këtyre dy ishujve në vitin 2010.

Predhat e gjuajtura nga Koreja e Veriut dje dhe sot kanë rënë në zonën e ndalimit të krijuar në bazë të një marrëveshjeje për uljen e tensioneve të arritur më 2018, por ky pakt u prish në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Veriu lansoi një satelit spiunazhi.

Ushtria e Seulit tha të shtunën se “zjarri i përsëritur i artilerisë nga Koreja e Veriut paraqet kërcënim për paqe në Gadishullin Korean dhe përshkallëzon tensionet”.

Koreja e Jugut ka lëshuar një “paralajmërim të fuqishëm” dhe i ka bërë thirrje Veriut që menjëherë të ndalë këto veprime. Jugu tha se ushtria do të ndërmarrë masat e nevojshme “për të mbrojtur shtetin tonë”.

Raportet midis dy Koreve janë në pikën më të ulët në dekada pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, inkorporoi në Kushtetutën e vendit statusin e shtetit si fuqi bërthamore dhe vazhdoi me testimin e disa raketave të avancuara balistike ndërkontinentale.

Të dy shtetet teknikisht janë në luftë për shkak se konflikti i viteve 1950-53 përfundoi pa një armëpushim e pa traktat dhe shumica e kufirit që i ndan shtetet është jashtëzakonisht i fortifikuar, ndërkaq kufiri detar asnjëherë nuk është përcaktuar zyrtarisht./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI