Flash

Lufta Rusi-Ukrainë, 11 viktima nga sulmet ruse në Donetsk

Lapsi.al 6 January 2024
Lufta Rusi-Ukrainë, 11 viktima nga sulmet ruse në Donetsk

Të paktën 11 viktima janë shënuar të shtunën nga sulmet e Rusisë në provincën e Donetskut në Ukrainë. Mes tyre janë ishin edhe pesë fëmijë.

Nga ana tjetër, Ukraina njoftoi se ka sulmuar me sukses bazën ajrore ruse në perëndim të gadishullit të Krimesë, të pushtuar nga Rusia.

“Të gjitha objektivat në aeroportin Saki janë goditur”, thuhet në një postim në Telegram të komandantit të forcave ajrore Mykola Oleshchuk. Ai gjithashtu publikoi një foto në të cilët duket baza ajrore, por kjo nuk ishte menjëherë e mundur të vërtetohej.

Zyrtarët rusë nuk komentuan menjëherë për sulmin, por ministria ruse e mbrojtjes tha se në orët e para të së shtunës kishte rrëzuar katër raketa ukrainase. Më vonë të shtunën, ministria ruse njoftoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi gjashtë raketa kundër anijeve mbi Detin e Zi.

Trafiku u pezullua përkohësisht në ditën e tretë radhazi mbi urën që lidh gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e mori në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, së bashku me rajonin jugor të Krasnodarit. Këto rajone janë të rëndësishme për furnizimin e trupave ruse në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët e qytetit rus të Belgorodit, rreth 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën, thanë se katër një raketë ukrainase u rrëzua ndërsa ajo po lëvizte në drejtim të qytetit. Rreth 25 njerëz humbën jetën në sulmet ukrainase të 30 dhjetorit në Belgorod, thanë zyrtarët. Sipas tyre sulmet me raketa dhe dronë ndaj qytetit kanë vazhduar gjatë gjithë javës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI