Flash

I ftohti "pushton" Europën, temperatura deri në -7 gradë në Shqipëri

Lapsi.al 6 January 2024
I ftohti "pushton" Europën, temperatura deri në -7

Prej disa ditësh Europa veriore është nën pushtetin e masave ajrore tepër të ftohta, të cilat po zbresin nga veriu i kontinentit për në jug duke shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin dhe në infrastrukturë.

Për të tretën ditë me radhëm temperaturat në zona të caktuara të veriut të kontinentit kanë shënuar minus 40 gradë Celsius, ndërkohë që në Suedi është kapur rekordi i dy dekadave të fundit me -43 gradë Celsius.

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, bora dhe erërat e forta kanë penguar transportin në të gjithë rajonet e veriut të kontinentit, me disa ura të mbyllura dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve të pezulluara, ndërkohë që në Francë dhe Britaninë e Madhe kanë ndodhur përmbytje.

Sa i përket Shqipërisë, masat e ftohta ajrore pritet të mbërrijnë gjatë fillimit të javës ku temperaturat pritet ët zbresin deri në -7 gradë celsius në zona si Bulqiza apo Korça.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI