Flash

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi, Kosova kërkon ndihmë ndërkombëtare

Lapsi.al 6 January 2024
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi, Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka dënuar, siç tha, ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e tyre.

Përmes një njoftimi për media, MPJD mbrëmjen e 5 janarit bëri të ditur se autoritetet në Serbi kanë arrestuar dy qytetarë të Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka.

Ministria tha se Xhavit Daka tashmë është liruar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, u tha në njoftim, pa dhënë detaje se për çfarë arsye është arrestuar Daka.

Autoritetet në Kosovë thanë se për rastin kanë njoftuar zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe.

MPJD tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe që udhëheqësi i kësaj zyreje, Jetish Jashari, të mund të vizitojë Hasan Dakën dhe të njoftohet për trajtimin që po i bëhet nga organet serbe.

“Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”, u tha në njoftim.

Edhe në të kaluarën, qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe. Një nga ta, Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në janar të vitit 2020 në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimet se ka kryer krime lufte më 1999 në Rudicë të Klinës. Që nga arrestimi, ai gjendet në paraburgim në Beograd.

REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI