Flash

Zgjatet sërish afati për ligjin e investitorëve strategjikë

Lapsi.al 5 January 2024
Zgjatet sërish afati për ligjin e investitorëve strategjikë

Mazhoranca në Kuvend planifikon që të shtyjë për herë të tretë afatin e ligjit për investimet strategjike. Zyrtarisht, ligji ka përfunduar afatet më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Por, në Kuvend ka mbërritur një propozim i ri për shtyrjen e afatit të tij deri në fund të këtij viti. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave, Ervin Mete.

“Për investimet strategjike ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, por edhe me aspektin operacional të ligjit por edhe me shtyrjen e afatit”, tha ministri Mete në një konferencë me gazetarët.

Ligji u miratua në vitin 2015-s si një ligj i përkohshëm deri kur qeveria të hartonte një ligj të unifikuar për të zëvendësuar ligjet në fuqi të asaj kohe, ai për investimet dhe për investimet e huaja. Por, në 2018-ën ai u shty me dy vite dhe në 2021 sërish me dy vite të tjera. Ligji është kritikuar nga ekspertët si mekanizëm me anë të të cilit po përfitojnë favore fiskale dhe prona publike subjekte të caktuara.

Sipas ligjit, statusi investitor strategjik njihet për çdo subjekt që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Për të lehtësuar procedurat e këtyre investitorëve qeveria ka miratuar disa vendime duke u mundësuar konsolidimin e titujve të pronësisë. Në bazë të tyre shteti është i detyruar t’u ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, si dhe infrastrukturë rrugore.

Të këshilluara

Qeveria e Kosovës njeh targat e Serbisë

Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe, pas vendimit të Ser...

23:09

Vritet brutalisht emigranti në Selanik

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik. Sipas medieve greke ai është vrarë me thik...

18:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI