Flash

Zbulohet ngjyra e vërtetë e Neptunit dhe Uranit

Lapsi.al 5 January 2024
Zbulohet ngjyra e vërtetë e Neptunit dhe Uranit

Idetë tona për ngjyrat e planetëve të Neptunit dhe Uranit kanë qenë të gabuara. Kjo është zbuluar nga një hulumtim i udhëhequr nga astronomët e Mbretërisë së Bashkuar. Imazhet e bëra nga një mision hapësinor në vitet 1980 treguan se Neptuni ishte në ngjyrë blu e ndezur dhe Urani me nuancë në të gjelbër. Tashmë një studim i fundit ka zbuluar se dy planetët gjigantë të akullt janë të dy me nuancë të ngjashme të blusë dhe të gjelbrës. Sipas këtij studimi, imazhet e mëparshme të Neptunit u përmirësuan për të treguar në detaje atmosferën e planetit.

“Atëherë ata bënë diçka që mendoj se të gjithë sot në Instagram do ta kenë bërë në një moment të jetës së tyre. Ata modifikuan ngjyrat” - i tha “BBC Radio 4’s Today”, Prof Catherine Heymans, astronome dhe profesoreshë e astrofizikës në Universitetin e Edinburgut. “Ata theksuan blunë vetëm për të zbuluar tiparet që mund të shihnin në atmosferën e Neptunit. Kjo është arsyeja pse imazhi dukej shumë blu, por në realitet, Neptuni është në të vërtetë shumë i ngjashëm me Uranin”.

Nasa's Voyager spacecraft in the 1980s

Astronomët e kanë ditur prej kohësh se shumica e imazheve të dy planetëve nuk pasqyrojnë me saktësi ngjyrat e tyre të vërteta, thotë Prof. Patrick Irwin nga Universiteti i Oksfordit, i cili drejtoi studimin e fundit. “Edhe pse ngjyra e ngopur artificialisht ishte e njohur në atë kohë mes shkencëtarëve planetarë dhe imazhet u publikuan me mbishkrime që e shpjegonin atë, ky përcaktim ishte humbur me kalimin e kohës” – shton ai.

Dr. Robert Massey, zëvendësdrejtor i Shoqërisë Mbretërore Astronomike (RAS), shpjegoi se përmirësimi i imazheve ishte procedurë normale në kërkimet astronomike. “Do të ishe budalla të shikoje një imazh astronomik dhe të mos mendosh se është ndryshuar. Ata duhet të jenë, sepse kështu përpunohen për të parë gjërat. Nuk është se ka pasur ndonjë komplot për ta fshehur atë nga publiku!"

Prof. Irwin dhe ekipi i tij përpunuan të dhënat origjinale për të prodhuar atë që pretendohet të jetë "përfaqësimi më i saktë" i ngjyrës së Neptunit dhe Uranit. Keqkuptimi fillestar lindi sepse imazhet e kapura të të dy planetëve nga misioni i anijes kozmike të NASA-s Voyager 2 regjistruan imazhet e saj në 3 ngjyra të veçanta.

Imazhet u rikombinuan për të krijuar imazhe të përbëra me ngjyra, të cilat nuk ishin gjithmonë të balancuara me saktësi. Kontrasti u rrit fuqishëm për të nxjerrë në pah detajet e reve, brezat dhe erërat e planetëve. Në rastin e Neptunit, të dy proceset e bënë atë më blu sesa ishte në të vërtetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë

Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë. Sipas policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. ...

17:52

Kthesë e fortë e motit në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ditën e shtun...

17:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI