Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Raporti i kongresmenëve/ Ramës nuk po i ndahet hija e McGonigal

Lapsi.al 5 January 2024
Raporti i kongresmenëve/ Ramës nuk po i ndahet hija e McGonigal

Edi Rama ngre supet dhe bën të paditurin sa herë atë e pyesin për çështjen McGonigal, por në fakt, në mënyra të ndryshme hija e agjentit të dënuar të FBI-së po e ndjek atë nga pas. Kështu ka ndodhur edhe me raportin e kongresmenëve amerikanë të cilët hetuan për shpenzimet që politikanët e huaj kishin bërë në hotelin e ish presidentit Trump në Uashington, duke i cilësuar ato si përpjekje për të ndikuar mbi vendimarrjen përmes interesave financiare që kishte presidenti. Nga ky raport, agjensia BIRN zbuloi se rreth 6 mijë euro për fjetje dhe sajdisje i kishte shpenzuar edhe kryeministri shqiptar dhe shpura e tij.

LEXO ME TEJ:

Raporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë në hotelin e Trump 

Këtu tek ne shtypi u mor më tepër me faturat dhe me shtratin e kushtueshëm të Ramës. Madje mendja mund të shkonte tek karakteri i kryeministrit, që nga njëra anë e kishte konsideruar Trumpin në CNN, si "turp të njerëzimit" dhe nga ana tjetër i vardisej atij si klient hoteli.

Por, përtej shpenzimeve për krevatin dhe  karakterit të Ramës, tek raporti me 156 faqe i kongresmenëve amerikanë, i inciciuar nga demokratët, Lapsi.al ka parë edhe një fakt tjetër: Atë se kryeministrit tonë nuk po i shqitet nga vetja imazhi i Charles McGonigal që ai vetë e etiketonte dikur si mikun e tij. Ndonëse qëllimi i hetimit të kongresmenëve ka në fokus paratë që kanë shpenzuar politikanët e huaj në favor të presidentit Trump, kur vjen puna të përmendet Rama, aty nuk harrohet të thuhet se ai ka ngrënë një dërkë në këtë hotel me ish agjentin: "Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington".

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Aty përmendet gjithashtu edhe protagonisti tjetër i skandalit McGonigal, Dorian Duçka. Dhe këto të dhëna nuk janë pa rëndësi. Ngjarjet zhvillohen ndërkohë që ish agjenti i FBI-së i kishte marrë 225 mijë USD nga burime shqiptare. Agron Neza për të cilin Rama thotë se nuk e njihte dhe e prezanton si lidhje të McGonigal, ishte pjesë e delegacionit të tij, që flinte në të njëjtin hotel me kryeministrin. Kjo bën edhe më të qartë  dyshimin se kush ka qenë burimi i pagesës së parave korruptive.

Tjetër gjë: kur është pyetur për Dorian Duçkën Rama ka pretenduar se ai ka qenë këshilltar i tij pa pagesë. Po vetëm një natë që i është paguar atij në hotel është sa pagesa e disa muajve si rogëtar i shtetit.

New York Times, lidhjet shqiptare të Charles McGonigal 

Sa herë hapet kjo çështje, bëhet gjithnjë e më e qartë ekzistenca e një grupi të strukturuar, që ka dashur të korruptojë një agjent të FBI, për ta përdorur atë kundër opozitës vendase(Mos e humb linkun me kronologjine e ngjarjes nga Lapsi.al).

Por edhe për këtë vështirë se dikush ka më dyshime në Shqipëri. Pjesa kryesore e lajmit të ri është se përtej oqeanit emri i kryeministrit tonë është tashmë i pazgjidhur nga ai i agjentit që tradhëtoi FBI-në. Jo më kot, përpos faturave që Rama ka shpenzuar në hotelin e Trump, në një raport të kongresmenëve amerikanë përshkruhet nga fillimi marëdhënia me McGonigalin, fakti se ky i fundit ua mbajti të fshehtë eprorëve marëdhënien me kryeministrin shqipttar. Në këtë dokument, qëllimi i të cilit është krejt i ndryshëm gjejnë vend personazhe krejt periferikë si Neza apo Duçka, madje nuk harrohet të theksohet edhe një paragraf që duket sikur nuk ka lidhje fare me konfliktin e interesit të ish presidentit Trump. “Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” thekson raporti.

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Ky vend që zë McGonigali në një raport, qëllimi i të cilit është krejt tjetër, e që për më tepër është hartuar nga ligjvënësit demokratë, tregon se kryeministrit shqiptar ende nuk i është harruar, përtej Atlantikut, fakti se emri i tij lidhet me agjentin më më lartë që FBI-së i kanë korruptuar ndonjëherë në historinë e saj.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI