Flash

Plasin gripi dhe Covidi në Itali, Spanja rikthen maskat

Lapsi.al 5 January 2024
Plasin gripi dhe Covidi në Itali, Spanja rikthen maskat

Autoritetet shëndetësore italiane kanë rritur vigjilencën pas një rritjeje të ndjeshme të të prekurve me infeksione respiratore. Sipas të dhënave, nga 25 deri në 31 dhjetor, pak më shumë se 1 milion italianë zunë shtratin për shkak të viruseve të frymëmarrjes dhe gripi. Fëmijët e vegjël ishin më të prekurit. Nga rajonet, incidenca më e lartë u regjistrua në Campania e ndjekur nga Friuli-Venezia Giulia dhe Umbria.

Autoritetet thonë se është konfirmuar rritja në qarkullim e viruseve të gripit. Nga mostrat e analizuara nga laborator, 37.5% e rasteve rezultuan me grip; 22% ishin pozitive për SarsCoV2 dhe 11% për virusin respirator sincicial. Pjesa tjetër rezultoi pozitive për viruse të tjera respiratore.

Edhe në Spanjë është vënë re një rritje të fortë të rasteve të gripit, me 75% në javën e fundit të vitit 2023. Epidemia ka vënë në mbipopullim qendrat shëndetësore dhe spitalet, ku shtrimet janë rritur me 60% në vetëm 7 ditë. Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica Garcia tha gjatë një takimi të jashtëzakonshëm se do t'u kërkojë atyre që të rivendosin përkohësisht detyrimin për të mbajtur maska në qendrat shëndetësore dhe qendrat e kujdesit social. Masat më të mira për të adresuar këtë rritje të rasteve ajo tha se janë "përdorimi i maskave, ventilimi dhe vaksinimi".

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Garcia rekomandoi që qytetarët të mbanin maska me vete, veçanërisht për ata që shkojnë në vende të mbushura me njerëz, spitale dhe urgjenca. Katalonja, Valencia dhe Murcia i kanë bërë të detyrueshme maskat në qendrat shëndetësore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë

Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë. Sipas policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. ...

17:52

Kthesë e fortë e motit në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ditën e shtun...

17:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI