Flash

Berisha sërish në ballkon, kujton themelimin e RD: Liria e fjalës po vdes nën regjimin e Ramës

Lapsi.al 5 January 2024
Berisha sërish në ballkon, kujton themelimin e RD: Liria e fjalës

Në 33 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur nga dritarja e banesës së tij për mbështetësit u shpreh se, kjo protestë e sotme u kushtohet në radhë të parë gazetarëve.

Sipas Berishës, ‘liria e fjalës, realisht po vdes nën pushtetin e Edi Ramës’.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Kjo protestë në vetvete përfaqëson një protestë ndoshta nuk mund të vlerësohet apo cilësohet me asnjë, me asgjë tjetër veçse një protestë e shenjtë.

E shenjtë sepse e shenjtë është fjala e lirë.

Dhe sot ne jemi këtu në protestë për fjalën e lirë.

Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë, Salman Ruzhdi, thotë se fjala e lirë është gjithçka, është vetë jeta.

Vetëkuptohet, jeta si gjallim, si gjallesë ekziston edhe pa fjalën e lirë, por qeniet njerëzore, që nuk kanë fjalën e lirë, nuk janë asgjë tjetër veçse automatë mjeranë të mbretërisë së frikës.

Pa fjalën e lirë, nuk ka mendim. Pa fjalën e lirë nuk ka dinjitet.

Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Liria është bosh, është shkretëtirë e vërtetë.

Si ta kuptojmë ne sonte këtë protestë? Ta kuptojmë këtë protestë si një nderim, si një mbështetje për gazetarët shqiptarë, para së gjithash dhe mbi të gjitha.

Ata janë e vërteta, parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitet.

Dhe beteja e tiranit kundër fjalës së lirë, filloi kundra tyre.

Po pse? Me të njëjtin motiv si diktatorët e të gjithë kohërave.

Po të rikthehemi pak në analizë, do gjejmë se diktatori teokratik Kalvin, dogji në turrën e druve Servetin sepse siç tha ai, Serveti me fjalën e tij më përçmonte.

Karl Xhaspër, thotë se gjatë diktaturës naziste, në kohë lufte, të thoje një fjalë kundër regjimit apo të bëje opozitë, duhet të hapje me duart e tua varrin.

Po në diktaturën komuniste në Shqipëri, Hitleri shqiptar i pasluftës, me dhjetëra e dhjetëra, me qindra e me mijëra shqiptarë hapën dyert e burgjeve dhe varret e tyre për fjalën e lirë.

Kombi humbi poetë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk pranuan në asnjë rrethanë të bëhen këngëtarë të regjimit, por mbetën të pavdekshëm në vargjet e tyre, këngëtarë të së vërtetës, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika dhe shumë e shumë të tjerë.

Por nuk qenë vetëm poetët dhe artistët, por edhe qytetarët, edhe të rinjtë, edhe për një fjalë, Enver Hoxha ekzekutoi Shkëlzen Doçin, mikun e djalit të tij, vetëm e vetëm pse ai kishte urrejtje për diktatorin.

Kristaq Rama dhe Ramiz Alia do varnin në litar Havzi Nelën vetëm pse i këndoi lirisë, i këndoi Kosovës, i këndoi të drejtave të njeriut.

Sot skuadrat e pushkatimit nuk janë më, por janë skuadrat e mafias.

Sot, liria e shtypit, liria e fjalës realisht po vdes.

Le të kujtojmë pak ngjarjet e fundit.

Edi Rama mësoi se një gazetar i ndershëm, që nuk shitej dhe blihej, Elton Qyno, kishte zbuluar se emri i tij figuronte në dosjet e krimit dhe në regjistrimet e krimit.

Çfarë ndodhi? U rikthye mesjeta. U rikthyen kohërat më të zeza të Sigurimit të Shtetit.

E rrëmbeu me Dumanin dhe banditët e tij. Rrëmbeu gazetarin. E trajtoi në mënyrën më çnjerëzore vetëm e vetëm t’i shuante emrin që e kishte të regjistruar.

Po kështu, zonja Xama, pse guxoi bazuar në dokumente zyrtare, t’i bëjë radiografinë Erion Veliajt, u kërcënua me jetë nga banditi.

Sa gazetarë të tjerë.

Prandaj miq, kjo protestë u kushtohet atyre në radhë të parë.

Por më tragjike është se në të gjitha këto raste, a u mbështetën këta kalorës të fjalës së lirë, nga mediat e tjera?

Rallë, shumë rrallë. Pak, shumë pak. Turp, shumë turp!

Të këshilluara

Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë

Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë. Sipas policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. ...

17:52

Kthesë e fortë e motit në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ditën e shtun...

17:08

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI