Flash

Senati amerikan kthen kandidaturën e David Kostelancik pë ambasador në Shqipëri

Lapsi.al 4 January 2024
Senati amerikan kthen kandidaturën e David Kostelancik pë ambasador

Senati amerikan ktheu propozimin e Presidentit Joe Biden për ambasador në Shqipëri, por ky nuk ka qenë qëndrim politik. Procedura parashikon rikthimin e emrave në komisionin e Jashtëm të Senatit, mes tw cilave mund tw jetw swrish ai i David Kostelancik.

Siç thuhet në njoftim, kandidatura i është kthyer shefit të Shtëpisë së Bardhë, sipas një procedure që parashikon që kandidatura të riparaqitet nga Presidenti Biden, për shkak të tejkalimeve të afateve kohore.

Emërimi në janar, 2023

David J. Kostelancik, doli përpara Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan në mars të vitit të shkuar, ku foli për prioritetet e tij gjatë misionit që pritet t' i besohet.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi aso kohe Kostelancik.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, sipas diplomatit të karrierë, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje.

Rikthimi në Shqipëri

Kostelancik ka shërbyer edhe më herët në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. Ai ka punuar edhe si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

David J. Kostelancik ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë si dhe në misionet e SHBA në OSBE dhe NATO.

I lindur në Ilinois, Kostelancik është diplomuar në Universitetin NorthËestern të këtij shteti. Ai ka dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës dhe Universiteti i Miçiganit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI