Flash

Qeveria e Kosovës njeh targat e Serbisë

Lapsi.al 4 January 2024
Qeveria e Kosovës njeh targat e Serbisë

Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe, pas vendimit të Serbisë për t’i lejuar automjetet me targa kosovare të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave.

Vendimi i Qeverisë kosovare vjen pasi Serbia vendosi t'i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave.  Qeveria e kryeministrit Albin Kurti tha se heqja e regjimit të letrës ngjitëse nga ana e saj “është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Vendimi i saj do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare. Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje së pari më 2011, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas tensioneve që shkaktoi çështja e targave, në shtator 2021 u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Ajo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve.

Për disa qytetarët serbë në veri të Kosovës, vendimi i Qeverisë së Serbisë për targa RKS ka qenë i “mirë” e për disa të tjerë “tradhti”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 31 dhjetor se vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin.

"Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiq. Vendimi i Beogradit u mirëprit nga Bashkimi Evropian, i cili e cilësoi atë si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, vendimi i Qeverisë serbe për targat RKS ishte tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë “të palogjikshme dhe të panevojshme”. /REL

LEXO EDHE: Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës në territorin e saj

 

Të këshilluara

Vritet brutalisht emigranti në Selanik

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik. Sipas medieve greke ai është vrarë me thik...

18:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI