Flash

Media greke: Rama i kërkon Vangjel Tavos të drejtojë Bashkinë e Himarës

Lapsi.al 3 January 2024
Media greke: Rama i kërkon Vangjel Tavos të drejtojë

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës.

Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo. Madje “Kathimerini” jep edhe detaje nga një takim mes Ramës dhe Tavos.

Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjl Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe mjek privat sot, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për "një kafe" në Tiranë. Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes dy burrave ishte acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së. Kësaj telefonate, Rama i kishte paraprirë në mes të dhjetorit me një tjetër telefonatë me Tavon, këtë herë në nivel njerëzor, për një ngjarje të pakëndshme, pikërisht vdekjen e vajzës së tij në një aksident automobilistik.

Sipas “Kathimerini-t”, Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tirana dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t'i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor Himarës. Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Rama i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.

Tavo nuk e hodhi poshtë propozimin dhe thuhet se deklaroi se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.

“Kathimerini”, thekson më tej se sipas asaj që Tavo u ka treguar bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Rama nuk e hodhi poshtë arsyetimin e tij dhe më pas Tavo njoftoi qeverinë greke, ndërsa çështja mbetet e hapur, pasi në Athinë thuhet se kjo kërkesë nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga pala shqiptare.

Burime qeveritare në Athinë pohuan në të njëjtën kohë se “padyshim personi që do të zgjidhet nuk mund të jetë nga ambienti Rama, por duhet të jetë sa më afër qëndrimeve të minorancës”, ndërsa nuk përjashtuan që ky person të jetë Tavo, duke theksuar se nuk kanë marrë informacion përkatës nga Tirana, shkruan Kathimerini. Me sa duket, pala shqiptare po përpiqet t'i gjejë një zgjidhje çështjes Beleri pa Belerin, duke piketuar edhe personalitete të tjera minoritare përtej Tavos, ndërsa pala e kryebashkiakut të paraburgosur përpiqet të djegë çdo skenar në këtë drejtim, shkruan Kathimerini.

Të këshilluara

Shkrumbohet makina në rrugën Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë. Gazetari Enea Verria raporton se pas ngjarjes së ...

13:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI