Flash

Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret bashkëshorten shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Lapsi.al 3 January 2024
Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.

Policia raportoi se rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jork-ut.

Katër trupat u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e policisë Bronxville.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI