Flash

Kthesa e motit, kur vjen i ftohti polar në Shqipëri

Lapsi.al 3 January 2024
Kthesa e motit, kur vjen i ftohti polar në Shqipëri

Viti 2024 ka nisur me reshje të pakta dhe vranësira, por me temperatura të larta. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, të shtunën pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

“Deri ditën e shtunë, moti do jetë me alternime, kthjellime, vranësira, lagështirë, reshje. Reshjet do jenë kryesisht në veri, por nuk përjashtohen momente me pika shiu edhe në zonat qëndrore, duke përfshirë Tiranën, megjithatë janë reshje joproblematike dhe në sasi të pakta. parashikohet që kjo javë, deri ditën e shtunë të regjistrojë temperatura të larta, pra futet me temperatura të larta janari. Madje, presim temperatura deri në 20 gradë” – thotë Lajda Porja nga Meteoalb.

Ndërsa dita e diel pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin e vendit.

“Dita e diel do të jetë ajo që do të shpeshtojë më tepër vranësirat. Do të kemi reshje në të gjithë territorin, rrebeshe, si edhe do të ketë rënie të temperaturave me të paktën 4 apo 5 gradë. E diela do bëjë ndryshimin e gjithë këtyre ditëve”.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, pas datës 10 janar do të vijë i ftohti polar.

“Më e ftohtë do të jetë pjesa e mesit të janarit. Dhjetëditëshi i dytë i janarit rezervon të ketë edhe masa të ftohta polare dhe aty do t’i kuptojmë dhe do t’i ndjejmë vërtet temperaturat e ulëta. Kjo masë e ftohtë polare, e cila do të zbresë drejt Ballkanit, do të fillojë pas datën 10 janar, por nuk e dimë me saktësi sa do të qëndrojë…”

Sinoptikanët parashikojnë se ky dimër do të jetë i ngrohtë, në krahasim me vitet e mëparshme dhe ditët e ftohta me temperatura ekstreme do të jenë të pakta.

Të këshilluara

Shkrumbohet makina në rrugën Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë. Gazetari Enea Verria raporton se pas ngjarjes së ...

13:59

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI