Flash

Kreu i opozitës serbe: Perëndimi ose të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve,ose të heshtë!

Lapsi.al 3 January 2024
Kreu i opozitës serbe: Perëndimi ose të kërkojë

Presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar duket se nuk ka asnjë efekt praktik. Disa vërejtje për zgjedhjet, ndonjë shkrim për Aleksandër Vuçiçin si autokrat dhe kaq. Ndërkohë që opozita serbe, e përfaqësuar kryesisht edhe në sytë e pushtetit, nga Dragan Gjilas, po shprehet kritike ndaj Perëndimit që nuk arrin do të artikulojë një politikë të qartë.

Përmes një opinioni në “Politico”, Gjilas shprehet se nëse perëndimi nuk është në gjendje të kërkojë përsëritje e zgjedhjeve, atëherë është mirë të heshtë.

"Nëse qeveritë demokratike perëndimore e kanë të vështirë të jenë në lartësinë e vlerave që pretendojnë dhe të bëjnë thirrje për përsëritjen e zgjedhjeve, ndoshta do të ishte më mirë për to që të mos thonë asgjë.

Duket se mbështetja e Perëndimit për ndryshime demokratike në Serbi që u verifikua gjatë regjimit të Millosheviçit, është zhbërë dhe dua të kujtoj këtu se kryeministrja Ana Brnabiç falënderoi shërbimet ruse për paralajmërimin rreth protestave që sipas saj janë orkestruar nga shërbimet perëndimore, ndërkohë që ambasaodir Christopher Hill dënoi atë që e quajti vandalizëm kundër institucioneve shtetërore", tha ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI