Flash

Kreu i Hezbollahut e konsideron "agresion flagrant izraelit" vrasjen e zyrtarit të Hamasit në Liban

Lapsi.al 3 January 2024
Kreu i Hezbollahut e konsideron "agresion flagrant izraelit" vrasjen e

Kreu i grupit të armatosur të Hezbollahut në Liban tha të mërkurën se vrasja nga Izraeli e zëvendës-shefit të Hamasit në Bejrut ishte "një krim i madh dhe i rrezikshëm për të cilin ne nuk mund të heshtim".

Në një fjalim televiziv, Sayyed Hassan Nasrallah i ofroi ngushëllimet e tij Hamasit, duke thënë se vrasja e zyrtarit të lartë të tij, Saleh al-Arouri të martën ishte një "agresion flagrant izraelit".

Sipas analistëve sulmi i së martës në lagjen jugore të Bejrutit, Dahiyeh, mund të jetë një mesazh nga Izraeli për Hezbollahun se edhe baza e tij kryesore atje mund të goditet.

Ky ishte sulmi i parë në Bejrut pas gati tre muajsh shkëmbimesh zjarri gati të përditshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, që kanë qenë të kufizuara përgjatë rajonit kufitar.

Hezbollahu lëshoi raketa përtej kufirit më 8 tetor në mbështetje të Hamasit, i cili kishte kryer një sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit një ditë më parë, që shkaktoi një fushatë të ashpër bombardimi nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Hezbollahu, i themeluar nga Garda Revolucionare e Iranit në 1982, është maja e shtizës së një aleance armiqësore ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, që mbështetet nga Teherani. Militantët e kësaj organizate zhvilluan një luftë njëmujore kundër Izraelit në vitin 2006.

Sayyed Hassan Nasrallah tha se veprimi "i shpejtë" i Hezbollahut më 8 tetor dhe bombardimet ndërkufit-are që atëherë kishin parandaluar një fushatë më të gjerë bombardimesh nga Izraeli në Liban.

Ai u zotua se nuk do të kishte "asnjë kufizim" dhe "nuk do të kishte rregulla" në luftimet e grupit të tij, nëse Izraeli do të fillonte një luftë në Liban.

“Kushdo që mendon për luftë me ne, do të pendohet”, tha udhëheqësi i Hezbollahut në Liban, Sayyed Hassan Nasrallah. /VOA

Të këshilluara

Zbarkojnë emigrantët e parë në Lampedusa

Rreth 147 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan në ishullin e vogël sicilian të Lampedusas me katër varka të veçanta të hënën, mbërritjet e para të vitit 2024. Pa...

18:44

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin

Një bllok apartamentesh u godit nga mbetjet e raketave dhe dronëve rusë të shkatërruar nga forcat ukrainase, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen ...

18:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI