Flash

I ftohti acar "pushton" Europën, temperatura deri në -43 gradë

Lapsi.al 3 January 2024
I ftohti acar "pushton" Europën, temperatura deri në -43

Ky vit i ri e ka gjetur Europën, një pjesë të mirë të saj, nën pushtetin e të ftohtit, shirave e përmbytjeve, duke bërë që shkollat edhe atje ku duhej të kishin nisur, të qëndrojnë mbyllur.

Gati e gjithë Europa Perëndimore është përfshirë nga ky mot, jo ekstrem, por as tipik për këtë periudhë. Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike. Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit.

Me të njëjtin mot përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.

Perëndimi i Britanisë është nën pushtetin e ujit, njëjtë edhe Irlanda dhe Holanda, ku ka ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të shtëpive e probleme të transportit publik. E njëjtë raportohet situata edhe në Gjermani e Francë, ku shiu duket se nuk ka ndërmend të pushojë, po ashtu as temperaturat, ndjeshëm të ftohtë, madje të acarta

Të këshilluara

Zbarkojnë emigrantët e parë në Lampedusa

Rreth 147 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan në ishullin e vogël sicilian të Lampedusas me katër varka të veçanta të hënën, mbërritjet e para të vitit 2024. Pa...

18:44

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin

Një bllok apartamentesh u godit nga mbetjet e raketave dhe dronëve rusë të shkatërruar nga forcat ukrainase, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen ...

18:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI