Flash

Flasin miqtë e policit amerikan që vrau gruan shqiptare dhe dy djemtë: Blenë shtëpinë 600 mijë $

Lapsi.al 3 January 2024
Flasin miqtë e policit amerikan që vrau gruan shqiptare dhe dy

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën e 30 dhjetorit 2023 në Nju Jork ku forcat e policisë gjetën një kolegun e tyre të vetëvrarë në banesën e tij. 49-vjeçari Watson Morgan kishte vrarë më herët me armën e tij të shërbimit bashkëshorten me origjinë shqiptare Ornela Morgan (Rori), 43-vjeçe me origjinë nga Korça dhe dy djemtë e tij, të moshave 10 dhe 12 vjeç.

Oficerët e policisë shkuan të kryenin një kontroll të banesës pasi Watson nuk u paraqit në punë. Ediat amerikane shkruajnë se ai ishte një oficer i skuadrës së trajnimit të të rinjve dhe pritej të dilte në pension në muajin mars. Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, - tha policia. Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë.

Watson Morgan joined the New York City Police Department in 2000 and the Bronxville Police Department in 2007. He was a youth officer and expected to retire in March

Kenyatta Jones-Ariette, mike e familjes Morgan bëri një dedikim në Facebook për ngjarjen. “Zemrat tona janë super të rënduara sot. Lutemi për paqe. RIP Ornela, Watson, Gabe dhe Liam. Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t'u kuptuar. Ti pyet veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishe bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kisha thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse e zëmë këtë hapësirë që e quajmë tokë të përbashkët. Asnjëherë nuk e di se çfarë ndodh brenda kokës së dikujt”, - shkroi Jones-Ariette.

The boys attended school in the Clarkstown Central School District. The 10-year-old went to Laurel Plains Elementary School and the 12-year-old went to Felix Festa Middle School

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes të premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e banesës. Familja Morgan e kishte blerë shtëpinë në New City në 2016-ën për 577 mijë dollarë. 43-vjeçarja shqiptare ishte mësuese në sistemin shkollor publik të qytetit të Nju Jorkut. ©LAPSI.al

Watson Morgan has been identified as a sergeant with the Bronxville Police Department and is believed to have shot dead his wife and sons before shooting himself

Clarkstown Police Department found Watson Morgan, 49, his wife Ornela Morgan, 43, and their two sons aged 10 and 12 dead in their home on Saturday in an apparent murder-suicide

Police recovered a handgun from the scene and believe Watson killed his wife and children then himself

Officers responded to a call at 10 Clydesdale Court in New City to preform a welfare check, where they found all four family members dead with gunshot wounds

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Papa Francesku me plis shqiptar

Plisi shqiptar ka qenë në mode vitin që lamë pas. Një prej tyre ka përfunduar edhe në duart e Papa Franceskut. Një foto e Atit të Shenjtë me një plis me shqipon...

20:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI