Flash

Banda e vrasjeve, lirohet nga burgu kushëriri i Laert Haxhiut

Lapsi.al 3 January 2024
Banda e vrasjeve, lirohet nga burgu kushëriri i Laert Haxhiut

Me kërkesë të prokurorisë së posaçme SPAK, gjykata ka liruar nga burgu Enio Meçaj, i cili mendohet se është djali i tezes së Laert Haxhiut i arrestuar në Greqi. Aktualisht Laert Haxhiu është në proces gjykimi në mungesë në SPAK, për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Njëherësh Haxhia është në proces hetimi tjetër në Fier për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes Behar Dibra dhe miratuar më pas nga gjykata.

Dibra, ka pretenduar në sallën e gjyqit se Enio Meçaj nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe akuzohet për një vepër penale që s'ka rrezik. Sipas prokurorit Dibra, Meçaj nuk ka rekorde kriminale dhe si e tillë duhej ti ndryshohej masa e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Lirimi i Meçaj është realizuar nga burgu i Fierit rreth datës 29 dhjetor 2023. Meçaj është njeri i afërt i Laert Haxhiut dhe ditën e arrestimit ai ka qenë në zonën e "Astirit" në Tiranë. Emri i Meçaj del edhe tek dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e tregon si pjesëmarrës në grabitje.

Enio Meçaj, u arrestua në muajin qershor 2023, pas ngjarjes së grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor Exchange dhe Tele.co në Tiranë. Sipas dosjes hetimore Meçaj, i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar policinë për zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23 shkurt 2023, në Shijak, Durrës.

SPAK, po kryhen hetime për 12 persona të tjerë që kanë kryer një seri krimesh të rënda si grabitje, vrasje, tentativa vrasje, vjedhje makinash, trafik droge dhe deri tek shkatërrimi i pronës me eksploziv.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI