Flash

Kush ishte “numri 2” i Hamasit që Izraeli e vrau me dron në Bejrut

Lapsi.al 2 January 2024
Kush ishte “numri 2” i Hamasit që Izraeli e vrau me dron

Nënkryetari i Hamasit, grupi palestinez që kontrollon Rripin e Gazës u vra në një shpërthim në Liban. Lajmi u konfirmua edhe nga një zyrtar i lartë i Hamasit për BBC. Mediat lokale thanë se Saleh al-Arouri u vra në një sulm me dron të izraelitëve në jug të kryeqytetit, Bejrut. Të paktën 3 persona të tjerë raportohet se janë vrarë gjithashtu nga shpërthimi. Izraeli nuk ka bërë deri tani asnjë koment.

Arouri është figura më e lartë e Hamasit që është vrarë që kur Izraeli hyri në luftë me Hamasin pas sulmit të tij të 7 tetorit. Atë ditë, njerëz të armatosur të Hamasit pushtuan Izraelin dhe sulmuan komunitetet përreth kufirit duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë rreth 240 pengje gjatë tërheqjes në Gaza. Izraeli nisi një ofensivë ushtarake si kundërpërgjigje, me qëllimin e deklaruar për të shkatërruar Hamasin. Që atëherë, më shumë se 22 mijë palestinezë - kryesisht gra dhe fëmijë - janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza.

Fotogallery - Beirut, ucciso il numero due di Hamas Arouri  - foto 12

Agjencia shtetërore e lajmeve libaneze tha se një dron izraelit goditi një zyrë të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, të martën mbrëma. Një dëshmitar i konfirmoi agjencisë së lajmeve Reuters se pa zjarrfikës dhe mjekë të mbledhur rreth një ndërtese të lartë ku kishte një vrimë të madhe në atë që dukej të ishte kati i tretë. Pamjet e hedhura në mediat sociale treguan një makinë në flakë dhe dëmtime të mëdha në ndërtesa në atë që është një zonë banimi e frekuentuar.

Dahiyeh njihet si një bastion i grupit militant shiit libanez Hezbollah, një armik i deklaruar i Izraelit dhe aleat i Hamasit. Izzat al-Rishq, një anëtar i udhëheqjes politike të Hamasit, e quajti vrasjen e Arourit një "vrasje frikacake". Izraeli nuk ka komentuar dhe ushtria izraelite i tha BBC-së se nuk do të komentonte raportimet e mediave të huaja. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të eliminojë liderët e Hamasit, kudo që të jenë.

Fotogallery - Beirut, ucciso il numero due di Hamas Arouri  - foto 4

Arouri, 57 vjeç, ishte nënkryetari i byrosë politike të Hamasit dhe konsiderohej udhëheqësi “de fakto” i krahut ushtarak të Hamasit në Bregun Perëndimor ku mbikëqyrte sulmet. Ai besohet të ketë qenë i përfshirë edhe në rrëmbimin dhe vrasjen e 3 adoleshentëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar në vitin 2014. Ai kishte vuajtur një dënim në burgjet izraelite për sulme të tjera. “Times of Israel” thotë se ai ishte gjithashtu një nga zyrtarët e Hamasit më të lidhur me Iranin dhe Hezbollahun. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI