Flash

Ekzekutohet një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit

Lapsi.al 2 January 2024
Ekzekutohet një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit

Hamasi ka thënë se një nga zyrtarët e saj të lartë, Saleh al Arouri, është vrarë në një shpërthim në Bejrut, duke fajësuar Izraelin për “vrasjen frikacake”.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi vrau katër persona dhe u krye nga një dron izraelit, ndërsa tre burime sigurie i thanë Reuters se sulmi goditi periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh.

Al Arouri, një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, kishte udhëhequr praninë e grupit militant palestinez në Bregun Perëndimor.

Izzat Al-Rishq, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, tha se sulme të tilla “nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë, ose të minojnë vazhdimi i qëndresës së tyre të guximshme”.

Ai shtoi: “Kjo dëshmon edhe një herë dështimin e tmerrshëm të këtij armiku për të arritur ndonjë nga qëllimet e tij agresive në Rripin e Gazës”.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, është zotuar më herët se do të hakmerret kundër çdo sulmi izraelit ndaj zyrtarëve palestinezë në vend.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kishte kërcënuar se do të vriste al Arourin edhe para fillimit të luftës Hamas-Izrael më 7 tetor 2023.

Por në lidhje me ngjarjen, zyrtarët izraelitë nuk pranuan të komentojnë.

Një shpërthim tronditi periferitë jugore të kryeqytetit libanez të martën në mbrëmje, duke shkaktuar kaos në bastionin e Hezbollahut, por natyra e shpërthimit nuk dihej menjëherë.

Nuk ishte e qartë nëse shpërthimi shkaktoi ndonjë viktimë në periferi të Bejrutit, por videot që qarkulluan në mediat sociale treguan dëme serioze dhe zjarr.

Shpërthimi ndodhi gjatë më shumë se dy muajsh shkëmbime të rënda zjarri midis trupave izraelite dhe anëtarëve të Hezbollahut përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Që nga fillimi i luftimeve, ato janë përqendruar disa milje larg kufirit, por në disa raste forcat ajrore të Izraelit goditën objektivat e Hezbollahut më thellë në Liban.

Më herët gjatë ditës, Hezbollah tha se luftëtarët e tij kryen disa sulme përgjatë kufirit Liban-Izrael duke synuar postet ushtarake izraelite.

Të këshilluara

Zbarkojnë emigrantët e parë në Lampedusa

Rreth 147 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan në ishullin e vogël sicilian të Lampedusas me katër varka të veçanta të hënën, mbërritjet e para të vitit 2024. Pa...

18:44

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin

Një bllok apartamentesh u godit nga mbetjet e raketave dhe dronëve rusë të shkatërruar nga forcat ukrainase, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen ...

18:19

Tërmet tjetër i fuqishëm në Turqi

Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej pesë kilometra. N...

17:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI