Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Kosova pa viza/ Si u fabrikua në Tiranë anulimi i planit për lëvizjen e lirë

Lapsi.al 1 January 2024
Kosova pa viza/ Si u fabrikua në Tiranë anulimi i planit për

Lëvizja pa viza në zonën Schengen është një realitet për shtetasit e Kosovës. Nga kjo e hënë nuk ka pengesa për udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Kushdo është pajisur me pasaportë biometrike i jepet mundësia të qëndrojë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

I vetmi vend që ende i ka të mbyllur kufijtë është Spanja, që nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj.

Mediat raportuan lëvizje të shumta në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës, ku qindra qytetarë kishin planifikuar udhëtimet jashtë, ndërsa në një ceremoni në aeroport, kryeministri Albin Kurti e konsideroi liberalizimin e vizave si heqjen e një padrejtësie

“Ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si t’ia fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive të qytetarëve tanë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi. Prandaj, kjo është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen”, tha Kurti.

Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, që përfiton nga lëvizja e lirë në zonën Schengen. Që prej vitit 2018, Komisioni Europian kishte konfirmuar përmbushjen e kushteve, por disa shtete kishin rezerva.

E fundit ishte Franca, që nëpërmjet presidentit Emanuel Makron paralajmëroi anulimin e vendimit për liberalizimit disa muaj më parë nga Tirana.

[caption id="attachment_882879" align="alignnone" width="774"]Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në konferencë, Tetor 2023 Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në konferencë, Tetor 2023[/caption]

Në Tetor, kur vizitoi Tiranën Makron shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e qeverisë Kurti mbi gjendjen në veri të Kosovës. Plani franko-gjerman nuk kishte marrë një përgjigje të qartë për implementimin, zgjedhjet për krerët e komunave nuk janë mbajtur, ndërsa dialogu Vuçiç-Kurti ishte ndërprerë për shkak të sulmeve të komandos serbe në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në konferencën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Francës lëshoi një deklaratë që bëri shumë zhurmë, kur tha se “Ne u kemi besuar për çështjen e vizave, por ajo u pezullua nga ana e Francës se kjo ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur”.

Deklarata shkaktoi konfuzion. Deklarata e Makron u interpretua në media sikur anulimi i liberalizimit të vizave ishte bërë fakt. U desh pak kohë të sqarohej se një vendim i tillë nuk ishte në dorë vetëm të Francës.

Që të bëhej një kthim pas për liberalizimin e vizave duheshin vënë në lëvizje një seri mekanizmash brenda Bashkimit Europian.

Të njëjtin kërcënim e kishte marrë më parë edhe Shqipëria. Kur Holanda ankohej për rritjen kriminalitetit shqiptar, u hodh ideja e rivendosjes së regjimit të vizave. Por që kjo të ndodhte, duhej mbështetja nga 2/3 e shteteve të BE.

Eksperienca që kishte pasur në deklaratat e politikanëve të Holandës nuk e pengoi Edi Ramën t'i bënte jehonë mesazhit të Makron dhe ta përforconte idenë se plani për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të anulohej.

Rama tha se u ndje “i rrënqethur” nga deklarata e Makron, por e përforcoi deklaratën e të ftuarit duke thënë “do të ishte dramatike që Kosova të humbiste të drejtën e liberalizimit të vizave”.

Edhe në ditët që vijuan, megjithëse ishte sqaruar se deklarata e Makron ishte thjesht shprehje e pakënaqësisë së tij me anë të së cilës i kujtonte Albin Kurtit angazhimet që kishte marrë, Rama vazhdoi duke thënë "duke diskutuar  (Makron) më tha që “unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman. Ç’kishte parasysh me këtë? Vizat. Natyrisht!”.

Lexo edhe: Si është e vërteta? Ngatërresa e Makron me mbajtjen e vizave. Rama ngazëllehet

Lexo edhe: Rama këmbëngul: Macron tha se Kosova rrezikon pezullimin e vizave

Lexo edhe: Komenti Video nga Andi Bushati: Ndëshkimi i Makron për Kosovën që nxorri bllof Ramën

Koha nuk i dha të drejtë ngazëllimit të Edi Ramës se Albin Kurti mund të ndëshkohej. Liberalizimi i vizave ka ndodhur dhe sot Rama e ka përshëndetur vendimin me një mesazh në rrjetet sociale./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI