Flash

Edhe në ditë feste Rusia vijon bombardimet në Ukrainë

Lapsi.al 1 January 2024
Edhe në ditë feste Rusia vijon bombardimet në Ukrainë

Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit, duke i dëmtuar ndërtesat e banimit, një klinikë mjekësore, një hotel dhe infrastruktura të tjera civile, thanë zyrtarët ukrainas. Kryetari i Harkivit shkroi në rrjetin social Telegram se sulmi i shkaktoi “16 viktima”, pa dhënë hollësi. Zyra e Prokurorit e Ukrainës tha se 26 njerëz u lënduan.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se në mesin e viktimave ishte edhe një gazetar nga Britania e Madhe, pa dhënë ndonjë hollësi shtesë. Njëra nga raketat ruse e goditi hotelin me pesë yje në Harkiv, Palace Hotel.

Ushtria e Ukrainës raportoi se sulmi u krye me disa dronë iraninë dhe raketa të shkrepura nga rajoni perëndimor i Rusisë, Belgorod. Ky sulm ndodhi pak orë pasi autoritetet ruse pretenduan se një sulm ukrainas i vrau 20 civilë në qytetin Belgorod, rreth 25 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë. Rreth 111 njerëz u plagosën, sipas autoriteteve ruse.

Radio Evropa e Lirë nuk ka qenë në gjendje t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Rusisë. Ukraina nuk ka reaguar ndaj këtyre raportimeve.

Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 30 dhjetor, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, e akuzoi Ukrainën se përdori “municione thërrmuese” gjatë sulmit në Belgorod dhe tha se ai ishte një sulm “i qëllimshëm kundër caqeve civile”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, Thomas Phipps, tha në seancë: “Nëse Rusia dëshiron ta fajësojë dikë për vdekjen e rusëve në këtë luftë, duhet ta fillojë nga presidenti (Vladimir) Putin".

Incidenti në Belgorod ndodhi në një kohë kur Rusia kreu sulme të mëdha ajrore në Ukrainë, duke i vrarë rreth 40 njerëz dhe duke i plagosur mbi 160 të tjerë më 29 dhjetor.

Kievi e ka shpallur 1 janarin ditë zie, pasi 19 civilë u vranë vetëm në kryeqytetin ukrainas.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI