Flash

Boçi: Aksioni ynë nuk ndalet, mosbindja civile edhe më e fortë

Lapsi.al 31 December 2023
Boçi: Aksioni ynë nuk ndalet, mosbindja civile edhe më e

Nënkryetarët e PD, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi, bashkë me një grup deputetësh dhe mbështetësish të PD-së, kanë dhënë sot një deklaratë për mediat

Ata theksuan se aksioni opozitar nuk do të ndalet, pavarësisht masës së vendosur ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës. Deklarata u bë përpara banesës së kryedemokratit, vend të cilin Boçi e quajti si "selia e imponuar, e dytë, e PD-së."

“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet. Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit nën korrupsion. Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat. Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit!

Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratër. Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë.

Janë vlera që duken abstrakte, sepse njeriu e lidh ekzistencën edhe me ekonominë, por janë vlera thelbësore që japin pasoja në të gjithë jetën tonë, që japin pasoja në mungesën e sigurisë tërësore, arsimore, shëndetësore, ekonomike. Japin pasoja në braktisjen e këtij vendi, në humbjen e burimeve njerëzore dhe në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë, do të jemi edhe në selinë e PD-së, edhe në selinë e imponuar të dytë të PD-së, gjithmonë në ditët në vazhdim.”, tha Boçi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI