Flash

Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të "detyruar" të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Lapsi.al 31 December 2023
Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të "detyruar"

Në aferën e re që po hetohet nga SPAK për Ilir Beqajn, bën shumë përshtypje fakti se si ish-ministri nuk hoqi dorë nga përfitimet duke shfrytëzuar postin në krye të SASPAC ndonëse kishte hesape të hapura me drejtësinë për koncensionin e sterilizimit. Pra, edhe pse ishte person nën hetim për një aferë të madhe, ndërkohë që Rama e gradoi në krye të një super agjencie, ai parësore kishte përfitimin dhe fshehjen e pasurisë përmes njerëzve të tij të besuar.

Nëse nga koncensioni i sterilizimit vjedhja ishte përqëndruar në paratë e buxhetit të shtetit, te SASPAC shënjeshtra ishin fondet që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë përmes programeve të ndryshme. Ka një detaj tjetër shumë interesant që dëshmon babëzinë e Ilir Beqajt për të përfituar sa më shumë e në formë të vazhdueshme.

LEXO EDHE: “Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Fiks një javë më parë, të shtunën e datës 23 dhjetor 2023, punonjësit e SASPAC u mblodhën për darkën festive të Vitit të Ri pikërisht në restorant “Gzona” në zonën e Kalasë së Tiranës. Pra, edhe shpenzimet për këtë darkë festive kurrsesi nuk duhej të shkonin në ndonjë restorant tjetër. Edhe pse ishte larguar nga drejtimi i SASPAC, Beqaj i “detyroi” ish vartësit e tij të darkonin në restorant “Gzona”. Zor të mendosh se zgjedhja e restorantit të njohur botërisht si biznesi i shefit të tyre ishte krejt rastësore nga punonjësit e SASPAC. Madje siç mëson Lapsi.al në atë darkë festive ishte edhe vetë Ilir Beqaj. 

LEXO EDHE: Dokumenti/ Si gënjeu Rama sot për Ilir Beqajn, shoku i tij 2 metra po hetohet për korrupsion

SPAK thotë në dosjen e publikuar së pari ekskluzivisht nga Lapsi.al , se Ilir Beqaj kontrollonte de fakto restorantin “Gzona” përmes vartësit e sekserit të tij Ermal Kurtulaj. Restoranti ishte krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe më pas i ishte shitur Eduard Currajt i cili rezulton edhe pronar i kompanive ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’, që nga ana e saj ka në pronësi kompani si ‘Delta Pharma’, Avicena apo farmacitë ‘Ditë e Natë’, biznese që u kontrolluan të enjten nga SPAK.

Në restorantin “Gzona” shtroheshin vazhdimisht dreka e darka për llogari jo vetëm të agjencisë që drejtonte Ilir Beqaj, por edhe të institucione të tjera qeveritare. Për këtë mjafton të shohësh listëpagesat miliona lekë në Thesar. Nuk është thjesht çështje e një restoranti të suksesshëm që preferohet masivisht, por më shumë ngjan të jetë një ndërhyrje e Ilir Beqajt për të kanalizuar para në biznesin prej nga ai kishte hequr dorë formalisht me letra, por asnjëherë faktikisht.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, restoranti thotë SPAK përdorej edhe për skemën e përfitimit përmes faturave fiktive. SPAK ka ushtruar kontrolle në disa biznese e banesa, si dhe ka sekuestruar celularë e kompjutera në zyrat e SASPAC dhe kompanive të tjera të lidhura me Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij të besuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI