Flash

Spitalet plot me palestinezë të plagosur/ Trupat izraelite depërtojnë në thellësi të Gazës

Lapsi.al 30 December 2023
Spitalet plot me palestinezë të plagosur/ Trupat izraelite

Sulmet ajrore dhe me artileri vijojnë të intensifikohen në qendër e jug të Gazës. Njoftime nga zyrtarët lokalë bëjnë me dije se spitalet janë mbushur me palestinezë të plagosur.

Në 24 orët e fundit, sulmet kanë lënë të vrarë 165 persona dhe kanë plagosur 250 të tjerë në Gazë, njoftuan autoritetet shëndetësore në territorin e kontrolluar nga grupi Hamas.

Pothuajse e gjithë popullsia prej 2.3 milionë banorësh në Gazë është detyruar të largohet si pasojë e goditjeve të Izraelit, që u nxitën nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që la të vrarë 1200 persona ndërsa 240 të tjerë u morën peng prej këtij grupi, sipas VOA-s.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të ulë nivelin e sulmeve në javët e ardhshme dhe të përqëndrohet në sulme që kanë objektiv udhëheqës të Hamasit, edhe pse deri më tani, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë të premten, administrata e Presidentit Biden miratoi një shitje emergjence armësh për Izraelin. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që administrata e Presidentit Biden përdor vendimin e emergjencës duke anashkaluar shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI