Flash

Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Lapsi.al 30 December 2023
Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, të shtunën për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Protesta u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike.

Organizatorët thanë se kërkesa e ProGlasit është që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, “pas procesit të ndryshimit rrënjësor të kushteve zgjedhore”.

Ata thonë se është “tradhtuar” vullneti elektoral i qytetarëve.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

Koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” e akuzoi SNS-në për vjedhje zgjedhore dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Autoritetet i kanë mohuar akuzat.

Një ditë para protestës, më 29 dhjetor, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) e hodhi poshtë kërkesën e koalicionit “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që t’i hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore. REL

Të këshilluara

Çështja McGonigal/ Rama: SPAK të hetojë

Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje çështjen e ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin SPAK ka nisur një h...

13:45

GJKKO vendos sot 'fatin' e Sali Berishës

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë së kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për caktimin ...

10:32

Emrat/ Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një sherr momental mes dy personave në Kurbin ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se dy persona gjatë natës janë zënë në fshatin Malbardh...

09:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI