Flash

Festat e shtrenjta rëndojnë xhepat e shqiptarëve, me 10 mijë lekë sot blen 20-25% më pak se një vit më parë

Lapsi.al 30 December 2023
Festat e shtrenjta rëndojnë xhepat e shqiptarëve, me 10 mijë

Fundviti shënon një kohë ku blerjet e ushqimeve bëhen thelbësore për shumë familje.

Fokusi kryesor i tyre është çmimi, i cili vazhdimisht rritet vit pas viti. Nga një vëzhgim i Monitor në treg rezulton se me një shumë të caktuar parash sot mun dtë blesh më pak produkte. Në një krahasim me vitin e kaluar, kur me 10 mijë lekë mund të blihej një gamë më e gjerë e produkteve, tani kjo shumë ka bërë një diferencë të dukshme. Nëse vitin e kaluar mund të blinim 23 produkte bazë të shportës me një shumë prej 10 mijë lekësh, tani kjo sasi është ulur dukshëm.

Me të njëjtën shumë, në dhjetor 2023 mund të blihen vetëm 17 produkte të njëjta, duke përfshirë një gamë më të ngushtë të artikujve ushqimorë. Në këtë situatë, një numër i konsiderueshëm i produkteve është zvogëluar, duke bërë që shporta të jetë më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.

Përveç uljes së numrit të produkteve në shportë, një faktor i rëndësishëm është rritja e vlerës totale të shportës. Kur më parë me 10 mijë lekë mund të mbulonin koston e 23 produkteve bazë, tani për të njëjtat produkte, shuma totale ka arritur 12.3 mijë lekë. Kjo rritje e shumës është një shenjë e qartë e shtrenjtimit të çmimeve, duke shtuar sfidat dhe kufizimet për konsumatorin e përditshëm

Vrojtimet në treg tregojnë se çmimet janë shtrenjtuar për rreth 20-25% krahasuar me një vit më parë, çka do të thotë se 10 mijë lekëshi sot vlen 20-25% më pak. Të dhëna më të detajuara tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur për vajin e ullirit, mishin e pulës, pataten, vezën dhe larësin e rrobave, duke arritur nga 39-61%.

Të këshilluara

Emrat/ Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një sherr momental mes dy personave në Kurbin ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se dy persona gjatë natës janë zënë në fshatin Malbardh...

09:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI