Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Albin Kurti në fjalimin e fundvitit: Asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të cënojë sigurinë dhe integritetin territorial

Lapsi.al 30 December 2023
Albin Kurti në fjalimin e fundvitit: Asnjë marrëveshje me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një deklaratë në kuadër të fundvitit, ku foli për sfidat dhe arritjet e qeverisë së tij. Ai tha se pavarësisht se ka momente kur forca të jashtme tentojnë të destabilizojnë vendin, autoritetet e brendshme janë të gatshme në çdo moment.

“Jemi përballur me sprova të shumta, por këtu po qëndrojmë të palëkundur. Ka momente kur duket sikur forca të jashtme po mundohen të na destabilizojnë. Mirëpo shteti ynë nuk është një copë letre, ne vazhdojëm të rritemi dhe zhvillohemi”, tha Kurti.

Pasi foli për punësimin e të rinjve në vend, që sipas tij ka njohur rritje, Kurti u përqendrua edhe tek dialogu me Serbinë duke theksuar se çdo marrëveshje që mund të firmoset me shteti serb do të jetë në të mirë të Kosovës.

“Asnjë marrëveshje e nënshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do të cënojë sigurinë, integritetin territorial dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë",  u shpreh Kurti ndër të tjera.

Ndërsa teksa foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit 2024, Kurti u bëri thirrje qytetarëve për të bashkëpunuar më shumë në mënyrë që zhvillohet vendi.

“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, deklaroi Kurti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI