Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Mes tensioneve, Ukraina dhe Hungaria përgatisin takimin Zelenskiy-Orban

Lapsi.al 29 December 2023
Mes tensioneve, Ukraina dhe Hungaria përgatisin takimin Zelenskiy-Orban

Ukraina dhe Hungaria po përgatisin mbajtjen e një takimi mes Presidentit Volodymyr Zelenskiy dhe Kryeministrit Viktor Orban në të ardhmen e afërt, njoftoi të enjten shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, ndërsa Hungaria ka ndërmarrë rishtazi hapa që kanë ftohur marrëdhënien mes dy vendeve.

Më herët këtë muaj, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, me përjashtim të Hungarisë, ranë dakort për të filluar bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës. Udhëheqësit e unionit arritën të shmangin kundërshtitë e zotit Orban, duke i kërkuar atij të dilte nga salla në momentin kur do të merrej vendimi.

Por, ata nuk arritën të tejkalonin rezistencën e zotit Orban për rishikimin e buxhetit të BE-së, me qëllim kanalizimin e 50 miliardë Eurove për Kievin. Pritet që çështja të rimerret në shqyrtim gjatë një takimi emergjence të nivelit të lartë në muajin shkurt. Zoti Orban kërkon që fondet për Kievin të vijnë nga jashtë buxhetit të BE-së.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak i bëri komentet e tij pas një “telefonate frutdhënëse” me Ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

“Po punojmë për të organizuar një takim mes dy udhëheqësve në të ardhmen e afërt”, tha zoti Yermak në platformën e mediave sociale X.

Ai shtoi se u diskutua edhe për përparimin e Ukrainës në rrugën e integrimit evropian.

Zelensky tha pak më herët se dy vendet duhet të organizojnë një takim konstruktiv për të diskutuar problemet në marrëdhënien e tyre. Zoti Orban konfirmoi më vonë se ka pranuar ftesën për t’u takuar./ VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI