Flash

Këshillimi Kombëtar/ Rama paguan për të pyetur qytetarët, pastaj bën si do vetë

Lapsi.al 29 December 2023
Këshillimi Kombëtar/ Rama paguan për të pyetur

Edhe kur farsa dështon, Edi Rama nuk e ndalon aktrimin. Qeveria ka shpallur sërish se do të vijojë të konsultohet me qytetarët për temat e mëdha shoqërore dhe politike të vendit, ndonëse dy vite më parë mori miratimin e tyre për vijimin e Ballkanit të Hapur një amnisti të thellë fiskale të cilat pastaj i hodhi në kosh pa pyetur askënd. “Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 43.5 milionë lekësh (të reja shënimi Lapsi.al) për financimin e programit të “Këshillimit Kombëtar”, në përputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi,” thuhet në vendimin e qeverisë të botuar nga kapital.al.

Sipas këtij njoftimi nënkuptohet se kryeministri Rama nuk ka hequr dorë nga i ashtuquajturi konsultim me qytetarët, ndonëse eksperienca e parë rezultoi një dështim.

LEXO ME TEJ:

Pikat kryesore/ Çfarë do të arrijë Rama me Këshillimin Kombëtar 

Dy vjet më parë, në 24 dhjetor 2021 Rama e shpalli për herë të parë këtë nismë. Përgjatë gjithë fillimit të vitit 2022, kryeministri informonet me entuziazëm shifrat e qytetarëve që i përgjigjeshin zarfit që ai u kishte dërguar poshtë derës së shtëpisë. Fillimisht tha se e kishin plotësuar 50 mijë vetë, pastaj 90 mijë e në fillim të prillit publikoi shifrën e 563 mijë qytetarëve që kishin dhënë mendimin e tyre.  Nga këta gjysëm milioni shqiptarë u tha se 59 % e tyre kishin votur pro nismës së Ballkanit të hapur.

Por në fillim të korrikut 2023, Rama bëri një kthesë të menjëhershme. Nga Ulqini, kryeministri deklaroi beftasi se kjo nismë e kishte kryer misionin. Papritur 303 mijë e 18 votat pro Open Balkan dolën jashtë loje.

Që një projekt i tillë që formëson politikat kombëtare të merrte mbështetje, pasi ishte kritikuar në mënyrë të ashpër brenda dhe jashtë vendit, Ramës iu desh të shpallë Këshillimin Kombëtar.

 

Me këtë precedent, edhe ndërprerja e kësaj nisme do të duhej të zhvillohej me Këshillim Kombëtar. Por kryeministri u mjaftua me një intervistë mediatike për t’i vënë vulën.

Andi Bushati:Alibia e panevojshme me Këshillimin Kombëtar 

Po e njëjta fabul u përsërit edhe me amnistinë fiskale që sipas shifrave të pakontrollueshme që shpalli Edi Rama në prill 2022 mbështetej nga 332 mijë qytetarë (tabela poshtë). Qeveria pavarësisht mbështetjes masive të tyre u tërhoq nga kjo nismë në vjeshtën e vitit 2023, pas presioneve të forta të ndërkombëtarëve dhe pas një negocimi për ta nxjerrë vendin nga lista gri e pastrimit të parave.

Pavarësisht nga këto shifra, që u përdorën në një moment për propagandë, ose si argument kundër institucioneve perendimore, por nuk u morën parasysh asnjëherë, qeveria këmbëngul që ta vazhdojë talljen e konsultimit me publikun.

Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët 

Madje këtë herë me kosto dyfish më të lartë. Nëse në 2021 u parashikuan 250 milionë lekë për këtë teatër foni i parashikuar për konsultimin e ardhësh ka mbërritur në 430 milionë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI