Flash

Berisha: Pse burgosja ime nuk krahasohet me atë të Fatos Nanos

Lapsi.al 29 December 2023
Berisha: Pse burgosja ime nuk krahasohet me atë të Fatos Nanos

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp nëse ka krahasim rasti i hetimit të tij dhe dënimit që synohet me atë të burgosjes së ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të PS-së, Fatos Nano, vite më parë.

Berisha u përgjigj: "Krahasimi me të pakrahasueshmen nuk shërben dhe është fatkeq! Fatos Nano është arrestuar për një abuzim, i cili sipas përllogaritjeve të qeverisë së PS, konkretisht të ish-Ministrit të Tregtisë së Jashtme, Shane Korbecit dhe të ministrave të tjerë që nuk kishin firmosur, por u ishte falsifikuar firma në qeveri (njëri prej tyre, Qemal Disha), ishin zhdukur 10 milionë ndihmë humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan!

Dhe kjo dosje u përgatit dhe u paraqit edhe në parlament me elementë kryesorë nga Korbeci. E vërteta është se edhe Qemal Disha, në atë kohë ministër Financash, kishte refuzuar të firmoste.

Kështu që Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD-së, se ajo ishte gjithçka gati. Kjo është e vërteta. Fatos Nano është thirrur dhe është pyetur, sikundër janë në dosje akuzat e ministrave të tij.

Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të Qeverisë Italiane të zhdukura, me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të vetën të Jamarbër Malltezit pastaj, krahason dy gjëra më të pakrahasueshme..

Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos.

Në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës!

Në të gjithë këtë proces nuk ekziston një zyrtar i vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin, i akuzuar se ka shkelur ligjin dhe janë këta 30, 50 më shumë të të dy anëve, të PS kur kanë qenë në pushtet dhe të PD. Asnjë zyrtar!

Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe asaj prokurores me lidhje obskure me Taulant Ballën.

Së fundmi, mori edhe një autorësi edhe Dumani i partisë, i cili dëshmoi se për atë jo Kushtetuta, por statuti i partisë është ligji themelor i shtetit. Ndaj dhe janë gjëra të pakrahasueshme."

Të këshilluara

Avokati i Belerit: Procesi me dy standarde

Në seancën e sotme në ngarkim të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga pro...

14:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI