Flash

Avokati i Belerit: Procesi me dy standarde

Lapsi.al 29 December 2023
Avokati i Belerit: Procesi me dy standarde

Në seancën e sotme në ngarkim të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga prokuroria në fakt ishte një tjetër person.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha ai.

Avokati Geni Gjyzari tha se prokuroria ka hapur telefonin e kryebashkiakut të zgjedhur. “Qëndrimi i zt.Beleri është konstant, kërkon proces të rregullt dhe ligjor. Nuk i është garantuar deri në këtë moment. Është proces me dy standarde. Celulari është hapur që në ditët e para. Iu garantoj që po të shikonin elementë të paligjshëm në celular do ta linin ata? E kanë hapur, iu siguroj”, deklaroi ai për mediat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI