Flash

Albin Kurti: Kosova nuk ka një qeveri të lidhur me krimin

Lapsi.al 29 December 2023
Albin Kurti: Kosova nuk ka një qeveri të lidhur me krimin

Në festën e fundvitit Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të organizuar nga Vetvendosja, ka hedhur kritika në drejt të sistemit të drejtësisë. Kurti tha se është dhënë drita e gjelbër për të bërë një reformim të plotë të drejtësisë. Nga ana tjetër ai ka theksuar se Kosova ka një qeveri e cila nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar.

"Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’i kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë. Në rrafshin e drejtësisë, duket se i është dhënë drita e gjelbër një reforme të rëndësishme – Vettingut. Këto reforma do të duhet disa vite që të japin rezultate, mirëpo janë të domosdoshme për të rregulluar dhe për të garantuar mirëfunksionimin e drejtësisë, që duhet të jetë një nga shtyllat e vendit tonë demokratik."-tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI