Flash

Vdes Dick Marty, njeriu që "nxiu" UÇK-në dhe nxiti Gjykatën Speciale

Lapsi.al 28 December 2023
Vdes Dick Marty, njeriu që "nxiu" UÇK-në dhe nxiti

Mediet zvicerane thanë se ish-senatori Dick Marty vdiq të enjten në moshën 78 vjeçare. Vdekjen e tij e konfirmoi edhe Partia Radikale e qendrës së djathtë. Emri i zotit Marty i cili kishte shërbyer si prokuror në Zvicër dhe më pastaj si kryesues i komitetit për çështje juridike dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bë i njohur pasi në vitin 2010 publikoi një raport që përmbante akuza ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Raporti i tij i cili u miratua në janar të vitit 2011 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, çoi në themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, e cila vepron me ligjet e Kosovës por me personel ndërkombëtar. Aktualisht është në zhvillim e sipër procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, por pretendimet për trafikim organesh nuk janë përfshirë në asnjë prej akuzave. 

Në pranverën e vitit 2022 zoti Marty, tha se ishte vënë nën mbrojtje të armatosur në shtëpinë e tij, nga fundi i vitit 2020 për shkak të kërcënimit ndaj jetës së tij. “Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të zbulimit, të cilët u kanë kërkuar vrasësve profesionistë të nëntokës, të më likuidojnë dhe thjeshtë të fajësojnë njerëzit nga Kosova për këtë”, - u tha ai medieve zvicerane. Beogradi i hodhi poshtë këto pohime. 

Në tetor të vitit 2022 Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, pasi në muajin korrik Kuvendi i Shqipërisë miratoi nje Rezolutë në të cilën thuhej se raporti i hartuar përmban pretendime, të cilat mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. 

Lufta në Kosovë që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Por Gjykata e Posaçme nuk trajton asnjë rast të krimeve të luftës të kryera nga forcat serbe. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI