Flash

Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronari i një dyqani në Fier

Lapsi.al 28 December 2023
Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronari i një

Pronari i një dyqani në Roskovec të Fierit po procedohet penalisht, pasi shiste lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sakaq, mësohet se i janë sekuestruar një kuti me fishekzjarrë të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë:

Nga kontrollet e përditshme në subjektet ekonomike në qark, Policia konstaton se në një dyqan në Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara. Procedohet penalisht pronari i dyqanit. Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë.

Në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së mallrave/produkteve që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier po kryejnë përditë kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme.

Si rezultat, specialistët konstatuan se në një dyqan në lagjen nr. 2, Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin 37 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.7 lekë dhe do të ...

09:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI