Flash

Detaje të reja nga ngjarja në Fier/ 26-vjeçari e goditi me grusht, polici e qëlloi me pistoletë

Lapsi.al 28 December 2023
Detaje të reja nga ngjarja në Fier/ 26-vjeçari e goditi me

Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e kësaj mbrëmjeje në Fier, ku i plagosur mbeti një 26-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Ish-globi", në qendër të këtij qyteti kanë qenë të stacionuara shërbimet e Policisë që kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Sipas policisë 26-vjeçari me iniciale D.B. duke drejtuar një automjet tip "Volkswagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Forcat e rendit thonë se punonjësit e policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë.

"Në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japë informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje" - thuhet në njoftimin e policisë.

I riu është transportuar në spital rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat. /LAPSI.al

Të këshilluara

BIRN: Viti 2023, më i keqi për median

Një punëtor u vra në një atentat me armë që vijon të mbetet i pazbardhur ndërsa gazetarët shqiptarë u përballën me dhunë fizike, kërcënime e padi ndërsa mediat ...

14:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI