Flash

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme në janar

Lapsi.al 28 December 2023
Berisha paralajmëron protesta të fuqishme në janar

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në muajin janar do të ketë sërish protesta, por nuk theksoi nëse do të jenë kombëtare.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se “ka një vullnet të hekurt nga demokratët, do mobilizohen dhe protestat dhe zëri ynë nuk do shuhet”.

"Protesta do ketë në muajin janar. Tani gjithnjë e më shumë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për tu përballuar me diktaturën e re, me narkodiktaturën dhe me armët e diktaturës, SKAPI-n dhe armët e tjera. Do fillojmë në janar dhe do ndërpriten protestat deri ditën që të përmbyset Rama.

“Do ketë protesta të fuqishme, jo për Sali Berishën, por sepse ata shkelmojnë interesat e vendit”, tha ish kryeministri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI