Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Shteti që drejtohet nga paranoja e Edi Ramës

Lapsi.al 28 December 2023
Shteti që drejtohet nga paranoja e Edi Ramës

Vendimi i Edi Ramës, nëpërmjet Gjykatës së Lartë, për të mbajtur ende zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme çështjen e vulës së Partisë Demokratike, nxjerr në pah përsëri së fundmi një situatë absurde, gati skizofrenike. Sa më shumë krijohet bindja se Edi Rama është i plotfuqishëm dhe i pakërcënuar politikisht  përballë një opozite të goditur e të përçarë, aq më shumë shtohen masat respresive ndaj saj, që shkojnë deri në asgjesim të plotë.

Ky shproporcion mes një pushteti të blinduar dhe goditjes frenetike ndaj opozitës, ngjan paradoksal për një mendje të shëndoshë. Jo vetëm veglat propaganduese të Ramës, por edhe vetë realiteti politik sot në Shqipëri, dëshmojnë epërsinë e regjimit mbi çdo faktor që do të mund ta rrezikonte atë. Të gjithë pranojnë se në kushtet aktuale, me opozitën e ndarë dhe të diskriminuar, me mjetet e pafundme të financimit, me kontrollin total mbi mediat, me bashkëpunimin në rritje me krimin dhe me përdorimin e hapur të drejtësisë së re, ndryshimi i pushtetit me votë mbetet thjesht një utopi.

Në korridoret e politikës thuhet se nëse bëhen zgjedhje sot, Edi Rama merr më së paku 90 mandate. Se mandati i katërt i tij as që mund të rrezikohet nga opozita që ka përballë, se ai është i qetë në mbretërimin e tij dhe se së paku për një dekadë tjetër nuk ka kundërshtar që mund ta rivalizojë.

E megjithë këtë tablo konfortuese për regjimin, mënyra se si ai po sillet me opozitën krijon përshtypjen sikur gjendet nën një kërcënim real dhe permanent. Logjika normale do të donte që në kushtet e sigurisë ku gjendet sot, Edi Rama, të paktën në dukje të bënte disa lëshime. Të lejonte fjala vjen komisionet parlamentare, të mos ndërhynte në përçarjen e opozitës, të mos diktonte drejtësinë në procesin ndaj Sali Berishës dhe madje, siç predikojnë propaganduesit e tij, ta linte atë të merrte vulën e PD meqënëse i intereson elektoralisht ta ketë përballë,

Në fakt Edi Rama po bën krejtësisht të kundërtën. Ai duket si në ethe në luftën e përditshme për të asgjesuar çdo fije opozitarizmi ndaj regjimit të tij. Kjo përpjekje frenetike më shumë se sa nga logjika politike, duket e frymëzuar nga paranoja hipotetike se çfarë mund të ndodhë nëse ai një ditë mund ta humbi pushtetin. Sado e pamundur të duket kjo në kushtet e një regjimi, në mendjen e një njeriu të gjithëpushtetshëm shndërrohet në të vetmin ankth që, pak nga pak, dirigjon të gjitha veprimet e tij. Paranoja të tilla janë tipike pikërisht tek individët që arrijnë pushtetin absolut.

Nuk mund të ketë shpjegim tjetër veç paranojës, që ndonëse kontrollon gjithçka, Edi Rama kërkon të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me dy liderët e opozitës në arrest apo në dyert e gjykatave. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet gjykatave edhe atë opozitë që i ka mbetur e do ta mbajë peng për ta regjistruar në KQZ dhe kërkon ta zhveshë edhe nga e drejta më minimale që ekziston, përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo është sikur të godasësh me top, dikë që ka vetëm një palë llastiqe. Një skizofreni e tillë mund të shpjegohet vetëm nga paranoja. Sepse sado i sigurtë të ndihet Edi Rama në pushtetin e tij, mjafton vetëm një “sikur” për t’ia prishur gjumin. Po sikur të mos jetë më kryeministër? Dhe këtu nis çmënduria për të shkretuar çdo gjë që mund t’i dali përpara, nganjëherë edhe të vetët që i duket se ia kanë me hile.

A nuk ndihej i sigurtë Edi Rama edhe në zgjedhjet e vitit 2021? Sondazhet, anketimet, testimet e kalkulimet e nxirrnin fitues përballë Bashës. Ai ndryshoi kodin zgjedhor, ndaloi emigrantët të vinin të votonin, hodhi miliona euro të rindërtimit, mobilizoi bandat dhe keqpërdori policinë e administratën, e megjithatë mbeti një sikur. Po sikur PD dhe LSI të hynin bashkë në zgjedhje? Do të mjaftonte një hipotezë e tillë, pavarësisht se edhe në një rast të tillë ai do t’i kishte marrë masat, për t’ia shtuar anthin e nxitur paranojën.

Paranoja se ç’mund të ndodh me një lider absolut, nëse bie nga pushteti, shpesh është më e fortë se sa vetë siguria që i jep pushteti. Individë të tillë nuk motivohen nga përdorimi i pushtetit për të arritur qëllimet e programit të tyre politik, por vetëm nga mbajtja e tij me çdo kusht si frikë për atë që mund të ndodhë nesër.

Prandaj sot institucionet më të rëndësishme të shtetit si Parlamenti, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK, Gjykatat e Posaçme, KQZ, Kolegji Zgjedhor, etj duken se janë vënë në shërbim jo thjesht të pushtetit të Edi Ramës, por të paranojës së tij. Ato po luftojnë çdo grimcë opozitarizmi dhe çdo të drejtë që do duhej të mbrohej në një shoqëri demokratike. Nga të drejtat e opozitës në Kuvend e deri tek mohimi i garës së barabartë në zgjedhje. Paranoja e Edi Ramës është rruga e çartur ku po ecën sot Shqipëria.

Të këshilluara

Berishizmi si anti-opozitarizëm

Berishistët mendojnë se janë e vetmja opozitë e vërtetë në Shqipëri, pasi të tjerët janë të gjithë laro të Ramës. Për mjaft gazetarë, qytetarë dhe intelektualë ...

09:16

Një shtytje për zgjerimin

Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atëhershëm ukrainas refuzoi të nënshkruante marrëveshjen ...

11:21

Berishizmi që i kanoset Partisë Socialiste

Në kongresin e fundit të Partisë Socialiste nuk munguan kritikat ndaj opozitës. Sidomos ndaj asaj berishiste që është reduktuar tek interesat e një individi dhe...

10:03

Kuvendi berishist: As frymë, as numra!

Kuvendi i fundit berishist i 2 dhjetorit kaloi pothuajse në heshtje si për të treguar fatin politik që duket se e pret vetë lëvizjen. Arësyeja është sepse mungo...

13:57

Pse SPAK nuk e arreston Berishën?

Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në ballë të grupit që ndez flakadanë në parlament, ndërkohë që ai duhej të zbatonte urdhër paraqitjen, sipas ven...

14:37

Në parlament po dhunohet opozita!

Është shumë e lehtë sot të injorohet dhunimi i opozitës në parlamentin shqiptar. Halli personal që Berisha ka me drejtësinë bashkë me flakët që ndez berishizmi ...

10:34

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI