Flash

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje/ Prokuroria regjistron procedim penal

Lapsi.al 27 December 2023
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje/ Prokuroria regjistron

Prokuroria e Fierit e ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr” zjarrin që përfshiu një qendër tregtare në datën 25 dhjetor në Lushnje.

Ndërkohë, burime nga komisariati i Lushnjes sqarojnë se nuk ka dyshime per zjarrëvënie të qëllimshme dhe se hetimi i prokurorisë është gjithëpërfshirës për të zbardhur shkaqet e zjarrit në qendrën tregtare.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

“Zjarri në Qendrën tregtare ‘Metropol Center’, Prokuroria Fier regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregtare “Metropol Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.

Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores. Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve”.

Kujtojmë që ditën e Krishtlindjeve, si pasojë e zjarrit disa persona mbetën të izoluar në qendrën tregtare, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për t’i nxjerrë prej andej. Zjarrfikësit e Lushnjës, të asistuar nga ekipe të tjera luftuan më shumë se dhjetë orë për të shuar flakët.

Të këshilluara

Përfundon protesta/ Berisha shkon në seli

Përfundoi protesta e Partisë Demokratike e thirrur përpara Gjykatës së Lartë. Mbështetësit e protestës dhe krerët e saj kanë mbërritur në selinë e Partisë D...

11:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI