Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Vula e PD/ Gjokutaj: Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Zhukrit, por edhe i dha kohë qeverisë

Lapsi.al 27 December 2023
Vula e PD/ Gjokutaj: Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Zhukrit,

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë në lidhje me se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, duke prishur vendimin e Gjykatës së Apelit dhe kërkuar rigjykim me një trup tjetër gjyqtarësh. I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj tha se ky vendim përveç se i ka dhënë kohë ideatorëve të kësaj maratone juridike me qëllim fitimin e kohës nga ana e kësaj mazhorance dhe moslegjitimimin e opozitës reale, përkundër të gjitha vërteton një fakt që vendimi i Shkallës së Parë është i vetmi determenues i cili ka respektuar procedurat gjyqësore në të njëjtin raport me zgjedhësit e Rithemelimit.

"Ky vendim përveç se i ka dhënë kohë ideatorëve të kësaj maratone juridike me qëllim fitimin e kohës nga ana e kësaj mazhorance dhe moslegjitimimin e opozitës reale, përkundër të gjitha vërteton një fakt që vendimi i Shkallës së Parë është i vetmi determinues i cili ka respektuar procedurat gjyqësore në të njëjtin raport me zgjedhësit e Rithemelimit.

Pra është i vetmi vendim i pacënuar, vendim me integritet që duhet të ishte regjistruar që në momentin që u mor, por me manovra juridike me strategji të shkeljes në mënyrë flagrante të ligjit pa i dhënë llogari askujt, me gjykata me dy standarde brenda një kohe të shkurtër, arritën ta çonin çështjen në Apel.

Që në atë moment procedural është zbuluar dhe dekriptuar strategjia e projektuesve të kësaj maratone juridike, pasi ata e kanë të qartë se kush është PD e vërtetë dhe po aq qartë rezultoi edhe sot në Gjykatën e Lartë të cilët ata gjithçka kanë bërë nuk kanë mundur dot të fusin duart te vendimi i Agron Zhukrit në lidhje me Rithemelimin, është vendimi i cili ka vendosur regjistrimin e vullnetit plebishitar, si në Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021 ashtu edhe në referendumin e datës 18 dhjetor të po atij viti", - tha Gjokutaj. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sëpatë për copëtimin e opozitës

Të këshilluara

Aktakuzë e re për vrasjen e Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. M.M, pjesëtar ...

19:10

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43