Flash

Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sëpatë për copëtimin e opozitës

Lapsi.al 27 December 2023
Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sëpatë për

Në harkun kohor të 7 ditëve, dy gjykatat më të rëndësishme të vendit, ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese,  janë zbythur nga detyrimet e tyre për të bërë drejtësi, duke i hapur rrugë procesit të nisur për linçimin e opozitës.

Këtë të mërkurë, tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve, vendosën të kthejnë në Gjykatën e Apelit sagën dy vjeçare, se cilit i përket e drejta e vulës së PD-së, shumicës me lider Berishën apo minorancës së papërfillshme të mbetur rreth Bashës. Teknikisht gjykatësit kanë gjetur shkelje procedurale të kolegëve te tyre të apelit dhe prandaj e kanë rikthyer aty dosjen.

“Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Lexo me tej:

Asnjë surprizë nga Gjykata e Lartë, PD drejt 2025-s e përçarë 

Por historia është më e thjeshtë. Kjo lojë me delegim përgjegjësish mban prej fiks dy vitesh peng opozitën. Ndonëse disa mbështetës të Berishës për arsye propagandistike thirrën sot "fitore: duke argumentuar se pas gjykimit të sotëm i vetmi vendim në fuqi është ai i shkallës së parë që njeh grupin e rithemelimit si trashëgimtar të PD-së, situata nuk është edhe aq rozë. Sepse edhe 'zvarritja" e sotme ka një qëllim: ajo nuk e lejon shumicën e demokratëve të marrin pjesë në zgjedhje me simbolet e tyre, të kenë komisionerë, kohën mediatike dhe financim publik që i njeh ligji. Pra shkurt dhe shqip, ajo që po bën gjykata me përcjelljen e dosjes nga shkalla e parë në apel, kthim në të parën dhe pastaj rikthim nga e larta në të dytën, është një lojë kungulleshkash rezultati i të cilës është penalizimi i opozitës reale. Gjykata e Lartë e kishte sot mundësinë të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë që njeh kongresin e rithemelimit në dhjetor 2021.

Ai kongres është vërtetuar publikisht edhe nga shifrat e zgjedhjeve të 6 marsit 2021 dhe 14 majit 2023, ku u pa qartë diferenca mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Por këtë realitet nuk e sheh vetëm trupa gjyqësore e dalë nga reforma në drejtësi.

Me të njëjtin standard u soll një javë më parë edhe kushtetuesja. Mbi 30 deputetë opozitarë iu drejtuan asaj për një çështje që i përket ekskluzivisht kësaj gjykate: të shprehej nëse heqja (ose kufizimi) i lirisë së një deputeti, në këtë rast Sali Berishës, bëhej dot pa marrë më parë lejen e cënimit të imunitetit nga parlamenti.

Kushtetuesja hesht/ Berisha në dorë të SPAK

Pikërisht në 15 dhjetor, një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke  parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit. Sipas grupit të deputetëve lindte nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës.

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Por Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha gjatë një konference për shtyp se kërkesa nuk plotësonte kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj. Ajo argumentoi se grupi i deputetëve opozitarë, nuk legjitimohet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me argumentin se ai nuk është subjekt në konfliktin e parashtruar mes SPAK-ut dhe kuvendit, pasi atij nuk i është marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Duke mos mbajtur qëndrim, as po, as jo me një shumicë flagrante, gjykatësit kushtetues e hoqën nga vetja këtë patate të nxehtë. Ata u fshehën pas faktit absurd se nuk i takonte 30 deputetëve të ankoheshin për këtë çështje duke i hapur kështu rrugë heqjes së imunitetit dhe arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha.

Pse SPAK po kërkon polici tek dera e banesës së Berishës

Pra të dyja gjykatat kryesore të vendit, që supozohet se ekzistojnë si diga ndaj padrejtësive, kanë hequr dorë nga roli i tyre duke rrëzuar çdo pengesë ndaj linçimit të opozitës, qoftë për arrestimin e Berishës, qoftë për lënien e PD-së të pazyrtarizuar.  Dhe po t’i shikosh dy vendimet e fundit në sfondin gati dy vjeçar të vendimeve që gjykatat e të gjitha shkallëve kanë marrë në dëm të opozitës reale, nuk është e vështirë të bindesh se i gjithë sistemi është shndërruar një një mjet lufte politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI