Flash

Protesta jashtë Gjykatës së Lartë, mbërrin ish-kryeministri Sali Berisha

Lapsi.al 27 December 2023
Protesta jashtë Gjykatës së Lartë, mbërrin

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës në afërsi të Gjykatës së Lartë, ku do të mbahet gjyqi për vulën e PD-së. Protestës i është bashkuar ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nisni sot ditën me revoltën tuaj në mbrojtjeje të vlerave të lirisë. Në jetën time kam pasur privilegjin që t’i shërbej Shqipërisë me postet më të larta. Kjo karrierë zhvillon te njeriu natyrën e tij të dytë për respektimin e ligjit. Për Berishën ligji ka qenë përcaktim gjysmë hyjnorë. Një porosi kam pasur gjithmonë për bashkëpunëtorët e mi: respektoni ligjin.

U bënë vite tashmë që armiqtë e mi kanë nxitur hetime shteruese ndaj meje dhe ka një arsye se pse pas kaq kohësh përpjekjesh nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë shkelje, sepse unë kam respektuar ligji. Vështirë të gjendet një tjetër që të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin. Ky është fakt! ”, tha Berisha para mbështetësve të tij. Protestuesit kanë bllokuar rrugën në afërsi të Gjykatës. Në zonë ndodhen edhe forca të shumta policie.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.4 lekë dhe do të shitet...

08:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI