Flash

Misteri i vdekjes së yllit të filmit “Parasite”

Lapsi.al 27 December 2023
Misteri i vdekjes së yllit të filmit “Parasite”

Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Parasite”, fitues i çmimit Oscar, u gjetur i vdekur, në dukje nga një vetëvrasje në qendër të Seulit. Policia gjeti trupin e aktorit, 48-vjeçar, në një makinë pranë një parku të qytetit. Autoritetet thanë se më herët kishin marrë një raportim se ai ishte larguar nga shtëpia e tij pasi kishte lënë një shënim. Aktori ishte nën hetim për përdorim të dyshuar të drogës që nga tetori. Trupi i Lee u dërgua në Spitalin Kombëtar Universitar të Seulit. Mediat koreane thonë se familja e tij ka refuzuar kryerjen e autopsisë ndaj ai do të varroset të premten.

Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar detajet rreth vdekjes së tij, përfshirë kohën kur ai mbërriti në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i tij, si dhe kohën e vdekjes së tij. Në filmin “Parasite”, Lee luajti patriarkun e familjes së pasur Park, në të cilën ishin infiltruar anëtarët e një familjeje të varfër që paraqiteshin si individë pa lidhje me njëri tjetrin. Satira e fortë sociale fitoi 4 çmime Oscar, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se ai po hetohej se kishte përdorur marihuanë dhe ketaminë me një zonjë në një bar në Seul. Ai kishte thënë se megjithëse mori atë që ajo i dha, ai nuk e dinte se ato ishin droga të paligjshme. Gruaja, një prezantuese, i kishte thënë policisë se ai kishte përdorur drogë disa herë edhe në shtëpinë e saj, diçka që ai e mohoi. Aktori kishte kërkuar përmes avokatit të tij që të bënte një test të makinës së të vërtetës. Kjo pasi testet e tij të drogës kishin dhënë rezultate negative ose jo bindëse.

Policia tha se i vinte keq që Lee kishte vdekur në mes të hetimeve, por se hetimi ishte “kryer me pëlqimin e tij”, - raportoi News1 Korea. Lee iu nënshtrua tre raundeve të marrjes në pyetje, me një seancë të shtunën e kaluar që zgjati 19 orë.

Agjencia e Lee kërkoi që të mos shpërndaheshin lajme të rreme. Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi reagime të forta në internet. Aktori, i cili ishte i martuar me aktoren Jeon Hye-jin dhe kishte 2 djem të vegjël me të, kishte një karrierë që zgjati më shumë se dy dekada. Ai luajti si aktori kryesor në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke u bërë një emër i njohur që gjatë viteve 2010.

Ai fitoi famë ndërkombëtare me filmin “Parasite”, pasi u bë filmi i parë në gjuhën jo-anglisht që fitoi Oscar për “filmin më të mirë”. Lee kishte një imazh të pastër familjar, para hetimit për përdorim droge, por raportet që dolën nga hetimi i shkaktuan dëme të konsiderueshme reputacionit të tij. Duke folur me gazetarët në fund të tetorit përpara se të shkonte në një stacion policie për t'u marrë në pyetje, ai tha: "Unë sinqerisht kërkoj falje që shkaktova një zhgënjim të madh te shumë njerëz duke u përfshirë në një incident kaq të pakëndshëm. Më vjen keq për familjen time, e cila po përballon një dhimbje kaq të vështirë në këto momente”.

Lee u përjashtua nga “No Way Out”, një serial televiziv që filloi xhirimet në tetor. Sipas raportimeve, disa biznese janë parë duke hequr posterat dhe reklama që shfaqnin Lee nga dyqanet e tyre. Veprat penale për drogë, përfshirë ato të përdorimit të marihuanës, konsiderohen krime të rënda në Korenë e Jugut. Konsumimi i marihuanës dënohet deri në 5 vjet burg.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është zotuar për një goditje të fortë kundër drogës. Këtë vit, autoritetet e vendit zgjeruan departamentin e krimeve të drogës dhe shefi i policisë kombëtare premtoi "një luftë totale" kundër krimeve të drogës. Lee nuk është i vetmi personazh i famshëm koreano-jugor që është hetuar për përdorim droge kohët e fundit. Në fillim të këtij muaji, ylli i K-pop G-Dragon u pastrua nga akuzat për drogë pas javësh hetime. Aktori Yoo Ah-in aktualisht është në gjyq për përdorim droge. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Aktakuzë e re për vrasjen e Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. M.M, pjesëtar ...

19:10

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43