Flash

Izraeli përgjigjet ashpër: Erdogan po kryen genocid kundër kurdëve

Lapsi.al 27 December 2023
Izraeli përgjigjet ashpër: Erdogan po kryen genocid kundër

Për Turqinë, Benjamin Netanjahu është plotësisht i ngjashëm me liderin famëkeq nazist Adolf Hitler.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me keqtrajtimin e popullit hebre nga nazistët. Duke folur në një event në Ankara, lideri turk përsëriti dhe kritikat për perëndimin që nuk po ndalon masakrat ndër civilë.

“Ata do të na bëjnë të dëshirojmë shumë Hitlerin gjithashtu. A është ajo që Netanyahu po bën më pak se Hitleri? Jo. Deri tani, Hitleri nuk ishte aq i pasur sa ky. Ky është më i pasur në krahasim me Hitlerin. Ai po merr mbështetje nga Perëndimi. Të gjitha llojet e mbështetjes vijnë nga Amerika. Dhe me gjithë këtë mbështetjeçfarë bënë? Ata vranë më shumë se 20 mijë njerëz në Gaza,” deklaroi Erdogan.

Ai shprehu gatishmërinë e Turqisë për të strehuar akademikët dhe shkenctarët që përballen me përndjekje nga pikëpamjet e tyre për konfliktin në Gaza.

Përsëriti gjithashtu kritikën ndaj Gjermanisë se nuk mund të flasë lirshëm apo të dënojë mizoritë në enklavën palestineze për të shkak të asaj çfarë Hitleri bëri ndaj hebrenjve.

“Prandaj Gjermania nuk thotë asnjë fjalë. Vetëm ka ulur kokën”, nënvizoi ndër të tjera Erdogan. Kryeministri i Izraelit i është përgjigjur ashpër presidentit turk.

“Erdogan po kryen një gjenocid ndaj kurdëve dhe po mban në burg një numër rekord gazetarësh që kundërshtojnë qeverinë e tij, ai është i fundit që mund të na predikojë moralin”, u shpreh Netanjahu duke pretenduar se IDF është ushtria më morale në botë.

Të këshilluara

Rusia pushton qytetin kyç pranë Donetsk

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se trupat e tij kanë pushtuar qytetin kyç Mariinka në Ukrainën lindore. Shoigu i tha Presidentit Vladimir Put...

19:55

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI