Flash

Erdogan e krahasoi me Hitlerin/ Netanjahu: Turqia po bën gjenocid ndaj kurdëve

Lapsi.al 27 December 2023
Erdogan e krahasoi me Hitlerin/ Netanjahu: Turqia po bën gjenocid ndaj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po kryen “genocid” ndaj popullit kurd në Turqi, Siri dhe Irak, pasi turku e akuzoi më herët se nuk kishte ndryshim nga lideri nazist Adolf Hitler, me bombardimet ndaj palestinezëve.

“Ata flasin keq për Hitlerin, por çfarë ndryshimi keni ju nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu nuk është asgjë më pak se ajo që bëri Hitleri” - tha sot Erdogan për gazetarët në Ankara.

“Madje është më i pasur se Hitleri, sepse financohet nga Perëndimi. Çdo lloj mbështetjeje i vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe me këtë mbështetje ata kanë vrarë më shumë se 20 000 banorë të Gazës”, - shtonte Erdgoan.

Netanyahu reagoi ndaj komenteve në rrjetin X, duke thënë: “Erdogani, i cili po kryen gjenocid ndaj kurdëve dhe ka burgosur një numër rekord gazetarësh, është personi i fundit që mund të na predikojë moral”. “Ushtria izraelite po lufton për të eliminuar një organizatë terroriste si Hamas-ISIS”, - shtonte Netaniahu.

Popullsia e Turqisë përfshin rreth 15 millionë kurdë që jetojnë në juglindje të vendit por shpesh ka goditur objektiva dhe rebelime të tyre me justifikimin e sulmeve ndaj partisë separatiste të Kurdistanit, ndërsa së fundmi sulmet ajrore dhe tokësore turke kanë përfshirë zona të veriut të Sirisë dhe Irakut. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aktakuzë e re për vrasjen e Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. M.M, pjesëtar ...

19:10

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI