Flash

Berisha nga protesta: Shqiptarë zgjohuni, nuk është betejë për mua, por kundër diktaturës

Lapsi.al 27 December 2023
Berisha nga protesta: Shqiptarë zgjohuni, nuk është betejë

Ish-kryeministri, Sali Berisha nga protesta para Gjykatës së Lartë u ndal te kërkesa e SPAK për masën ‘arrest shtëpie me mbikëqyrje policore’, duke thënë se armiqtë tij mendojnë se duke i bllokuar komunikimin do ta pengojnë atë nga kritikat dhe sulmet ndaj qeverisë.

Berisha tha se ndonëse po e burgosin në mënyrë të padrejtë, kjo nuk është betejë për të, por për demokracinë e shqiptarëve.

“Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara. Miqtë e mi, sot duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari, sepse kur gjykata përdoret si armë kundër opozitës, kjo është diktaturë. Kur i konfiskohet hapur logo dhe vula, dhe kërkohet t’i jepet një personi që është krahu i Ramës, kjo është diktaturë. Shqiptarë zgjohuni se po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusi, Bjellorusi. Jo diktaturë si ato të vjetrat me kampe përqendrimi, por diktaturë moderne me gjykata që burgosin opozitën. Kjo nuk është betejë e Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrë të padrejtë, kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.4 lekë dhe do të shitet...

08:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI