Flash

Asnjë surprizë nga Gjykata e Lartë, PD drejt 2025-s e përçarë

Lapsi.al 27 December 2023
Asnjë surprizë nga Gjykata e Lartë, PD drejt 2025-s e
Teksa shpresa e fundit e demokratëve për ti dhënë fund konfliktit dy-vjeçar për logon e PD-së ishte tek Gjykata e Lartë, kjo e fundit nuk dështoi ti zhgënjente. Gjykata e Lartë vendosi sot që çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Apelit, duke u marrë kështu me procedurat e gjykimit nga ana e Apelit. Sipas Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve, ndërkohë që ka marrë në shqyrtim çështje, të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit. Gjykata e Lartë vendosi "prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me një trup tjetër gjykues”.  Me këtë vendim apatik, Gjykata e Lartë jo vetëm që nuk zgjidhi ngërçin dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike, por ktheu një vit prapa përplasjen Berisha-Basha për PD-në.

Kalvari gjyqësor për logon dhe selinë e Partisë Demokratike

Konflikti për logon dhe selinë e Partisë Demokratike nisi pas 21 marsit të vitit 2022, kur Lulzim Basha dha dorëheqje si kryetar i PD-së dhe vendin e tij e zuri Enkelejd Alibeaj. Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë e njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij. Ky vendim u apelua nga Enkelejd Alibeaj, si kryetar i përkohshëm i Partisë Demokratike. Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryteari i përkohshëm Enkelejd Alibeaj dha gjithashtu dorëheqjen. Por fraksioni i tkurrur i Bashës në PD nuk hoqi kurrë dorë nga dëshira për të marrë drejtimin e PD-së.

Dhe në mars 2023, Gjykata e Apelit e shpërbleu grupin Basha duke vendosur që ta kthejë për rigjykim çështjen e PD-së në Gjykatën e shkallës së parë.

Rrjedhimisht, strukturat drejtuese të PD mbetën ato që u zgjodhën në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha.

"Rithemelimi" i Sali Berishës ankimoi çështjen në Gjykatën e Lartë, me shpresën se kjo gjykatë do të shihte atë që sheh çdo shqiptar, se anëtarët dhe votuesit e PD-së zgjodhën të rreshtoheshin masivisht ndaj Berishës dhe jo Lulzim Bashës. Edhe pse prishja e vendimit të Apelit nga Gjykata e Lartë njeh teorikisht Sali Berishën si drejtues të PD-së, ky i fundit lexon përtej kësaj mini-fitoreje. Sali Berisha tha se Gjykata e Lartë “nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë vendimin e Apelit”.  Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha deklaroi Gjykata e Lartë është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama. Berisha e di se ky vendim i Gjykatës së Lartë sot vetëm sa zvarrit PD-në dhe e çon të përçarë e pa logo në zgjedhjet e ardhshme, që janë më pak se 1 vit e gjysëm larg. ©LAPSI.AL  Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI