Flash

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje/ Shkrumbohen 100 biznese, miliona euro dëme

Lapsi.al 26 December 2023
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje/ Shkrumbohen 100 biznese,

300 biznese të qendrës tregtare ne Lushnje janë dëmtuar nga zjarri i një dite më parë. 100 nga 300 bizneset janë shkrumbuar totalisht pasi ndodhen ne katin e tretë e të katërt aty ku ra zjarri, ndërsa bizneset në katet e para janë dëmtuar pjeserisht.

Dëmet llogariten disa milionë euro, ndërsa kati i 3 dhe i 4 ka pësuar djegie totale. Zjarrfikëset edhe sot vazhdojnë të hedhin ujë për të ftohur strukturen e godines 12-katëshe, e cila vazhdon ende të jetë e nxehtë.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe banoret nuk lejohen të futen brenda apartamenteve. Ata tregojnë tmerrin e përjetuar gjate 12 orëve zjarr.

Arben Zaci zjarrfikësi, i cili u asfiksua dhe i ra të fikët gjatë operacionit të shpëtimit, tregon si hyri në katin e 9 për të shpëtuar një grua me fëmijët e saj dhe se pavarësisht se nuk ishte në punë dhe nuk kishte mjetet e duhura u fut për të shpëtuar njerezit.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk ka dale akoma, por sipas shefit te zjarrfikëses Lushnje Xhezmi Metushi vatra e parë mendohet te ketë qenë në katin e 4 në një dyqan kepucesh. Ai tregon se nuk kishin kapacitete për të ndërhyrë , por ardhja e zjarrfikseve nga rrethet bëri që të stabilizohej situaten. 10 qytetare u rrezuan seriozisht dhe 3 zjarrfikes. Të dëmtuarit sakaq janeë larguar sot nga spitali.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI